Skënderbeu-Partizani Beogradit/ 100 mijë euro për fitoren dhe 50 mijë për barazimin.

Sport

Skënderbeu do të presë të enjten në “Elbasan Arena” skuadrën e Partizanit të Beogradit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues.

Presidenti Ardjan Takaj konfirmoi për “Panorama Sport” vendimin që ka marrë sa i përket premios e cila qëndron e pandryshuar, 100 mijë euro për fitoren dhe 50 mijë për barazimin. “Premio nuk ka lëvizur dhe nuk do të lëvizë. Është caktuar në fillim të fazës së grupeve dhe do të jetë 100 mijë euro për fitoren dhe 50 mijë për barazimin. Ne tani na bën punë vetëm fitorja”, theksoi ai.

Kujtojmë që për shkak të tensionit mes dy vendeve në “Elbasan Arena” nuk do të lejohet të futet asnjë tifoz serb.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?