Nga Ilir Hoxha/ Edi Rama dorëzon përfundimisht Saimir Tahirin
Edi Rama dorëzon përfundimisht Saimir Tahirin. Ajo që flitej nën zë për muaj me rradhë po konkretizohet sot. Kryeministri Rama po përgatitet të lëshojë përfundimisht ish-ministrin e tij të brendshëm. Në mesazhin e parë të Kryeministrit, 24 orë pas arrestimit të Habilajt, lihet të kuptohet qartë se “koka e turkut” për këtë skandal të jashtëzakonshëm do të jetë Saimir Tahiri. Kryeministri po bën c’të mundet për të shpëtuar atë cfarë ka mbetur nga qeveria e tij dhe i sakrifikuari dihet tashmë se kush do jetë.
Zhvillimet e vrullshme të 24 orëve të fundit, kanë provuar katërcipërisht lidhjen e zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar me kupolën e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Po kështu ka rënë poshtë njëherë e mirë retorika 4 vjecare e Kryeministrit dhe njerëzve të tij më të afërt të cilët i suleshin gjithkujt përmende përfshirjen e funksionarëve më të lartë të shtetit në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.
Por lind pyetja, a do të jetë i gatshëm Saimir Tahiri të marrë me vete pas hekurave apo diku tjetër mëkatet e shefit të tij? E vërteta është që arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë dhe marrjes së shtetit nën kontrollin e grupeve te krimit të organizuar është Edi Rama. Është e pabesueshme edhe për naivin më të pandreqshëm që Saimir Tahiri ka vepruar “në kokë të vet” dhe pa dijeninë e Edi Ramës. Mesazhi i sotëm i kryeministrit është përpjekje e dëshpëruar për ti ikur të vërtetës së madhe që meritojnë shqiptarët: Përgjegjësi kryesor i kriminalizimit të Shqipërisë në këto nivele të paimagjinueshme është Edi Rama. Pas një skandali të tillë, në një vend normal demokratik, qeveria rrëzohet. Opozita ka rastin të tregojë sot se sa i vlen lëkura…