Korçë/ Rritet çmimi i ujit të pijshëm me 10% për familjarët
Rritja me 10 përqind është vendosur dje në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak të Korçës. Rritja e çmimit konsiston me 7 lekë për m3 të ujit të pijshëm ndërsa për ujërat e përdorura me 8 lekë. Propozimi për ndryshimin e planit tarifor është bërë nga drejtoria e Ujësjellësit, kjo për faktin se treguesit ekonomike dhe investimet qe janë kryer ne rrjet duhen shlyer kreditë e marra.
Kjo rritje që do të bëhet ka sjellë shqetësimin e banorëve që e quajnë rëndesë në ekonominë familjare, pavarësisht se janë të kënaqur nga shërbimi. Kryetari i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo është shprehur se investimet në rrjet janë votuar nga këshilli dhe se rritja e tarifave është parashikuar që në kohen kur u bë ujësjellësi i ri i Korcës, i cili është model në të gjithë Shqipërinë. Ndryshimi i tarifave nuk është mirëpritur nga këshilltarët e djathtë, të cilët nuk e kanë votuar këtë ndryshim. Çmimet e reja do të duhet të miratohen nga enti rregullator i ujit për miratim para se te zbatohen nga shoqeria.