Aktualitet

Basha: Rama urdhëron ortakët Tahiri e Shullazi të sintonizohen në gjyq

Lulzim Basha ka reaguar sot për “teatrin” që u luajt në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjatë dhënies së dëshmisë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për kreun e një bande kriminale, Emiljano Shullazin e ku Tahiri kërkoi të thirrej dëshmitar në vend të tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

“Sajmir Shullazi dhe Emiliano Tahiri – shkruan me ironi Basha në Fb, – në sintoni të plotë me njëri-tjetrin, kërkojnë dëshminë e Sali Berishës. Kjo natyrisht nuk është rastësi por një përpjekje e koordinuar mes dy ortakëve me urdhër të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet ku janë përfshirë së bashku. T’i kërkosh Edi Ramës të luftoje krimin e organizuar është njësoj si t’i kërkosh të luftojë vetveten”, – nënvizon kryetari i opozitës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?