Shoferi i blindit që goditi Policinë në Elbasan: Nuk mbaj mënd kë godita

Aktualitet

Enea Bekteshi pranoi se kishte qënë shofer i Audit të blinduar. “Por, nuk e kuptova që ajo që godita ishte makina e Policisë. U tremba nga të shtënat, doja vetëm të largohesha. U qëllua në drejtimin tim, mund të isha vrarë. Pa makinën e blinduar, mund të mos isha gjallë. Hyra në tregun ushqimor për t’u shpëtuar plumbave.” tha ai.

Gjykata vendosi në përfundim, masën e arrestit me burg për Enea Bekteshin.

 

ARRESTIMI

Nga një operacion i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH Tiranë dhe me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u arrestua autori i dyshuar si drejtues i mjetit tip “Audi” që goditi mjetin e policisë në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor

Gjatë kontrollit të banesës në të cilën u kap i dyshuari u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet i mprehtë ( bajonetë)

I arrestuari Enea Bekteshi, 31 vjeç, është banues në Elbasan.

Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë 29.09.2017, ka lëshuar urdhër ndalimi pasi dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit tip “Audi” me targa AA 795 EP i dyshuar i blinduar që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA më datë 18.09.2017 në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor. Pasi ka goditur mjetin e policisë mjeti tip “Audi” i dyshuar i blinduar është futur në ambientet e brëndshme të tregut Agro – Ushqimor.

Ndalimi i tij, u bë në Cërrik në banesën e shtetasit A. P (kunati i tij) dhe gjatë kontrollit të banesës të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet të mprehtë (bajonetë)

Në vijim të veprimeve nga efektivat e policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P, 40 vjeç banues në Cërrik.

Veprimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Ndaj shtetasit A. P materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejsme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.

Ndaj shtetasit E.B, materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 79/b, 22 , 154 dhe 283/2 të Kodit Penal.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?