SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Mero Baze/ Lidhja e Ramës me biznesmenët batakçij duhet mposhtur me tritol

Mero Baze të shpërthyer me tone të forta kundër lidhjes së kryeministrit Rama me gjithfarlloj biznesmenësh batakçij, siç i quan ai. Pasi shpjegon mënyrën e abuzive se si kapanonet e “Trebeshinës” janë ngritur mes një mrekullie të natyrës, Baze e krahason këtë masakër me paralajmërimin hipokrit që Rama i bëri një fashatari të mjerë që mos e ndërtonte çatinë e shtëpisë së tij pa leje se do të përfundonte në burg.

Baze paralajmëron hidhur që nëse kjo ndodh « …na ngelet që në hyrje të grykës së Këlcyrës të vëmë videon e Edi Ramës ku premton se atë zonë do ta shpallë Park Kombëtar, do ndalojë çdo ndërtim, dhe do t’i japë perspektivë turstike. Të paktën ta kemi për muze ».

Por gazetari nuk mjaftohet me kaq. Ai paralajmëron: “Nëse Edi Rama e lejon që ai të betonizojë bregun e Vjosës …do të gjendet aq tritol që ta rikthejë drejtësinë, sa për t’i provuar këtij uzurpatori se jo gjithçka mund ta blejë”.

Më pas ai jep edhe zgjidhjen se si duhet t’i zgjidhin vetë njerzit lidhjet e shkurtra të Ramës me biznesmenët pazarxhinj: Me tritol. “Ngjan pak si akt terrorist, por është më i dobishëm për shoqërinë se qeverisja e Edi Ramës në aleancë me kastën e biznesmenëve batakçinj, që duan të shkatërrojnë edhe ato pak gjëra që i kanë mbetur këtij vendi” -pëfundon, Baze.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?