Kryemadhi Ramës: Më mirë të kesh në krah një këngëtar se sa një vrasës

Aktualitet

Monika Kryemadhi i është kundërpërgjigjur deklaratave të sotme të Edi Ramës. Duke folur nga Pogradeci, në një takim me strukturat e LSI-së, Kryemadhi tha se ‘kriminelet që Edi Rama ka zgjedhur për ti patur në krah nuk kanë për ta mbrojtur dot’.

‘Epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund. Më mirë të kesh një infermiere, një këngëtar, një mësues, një shtëpiake, një pensionist dhe një të papunë për ta patur në krah, se sa një vrasës, një tutor prostitutash, një trafikant armësh apo trafikant droge që po drogojnë fëmijët e Shqipërisë. Është me e ndershme të kesh një të papune shok e mik, të rrish e të punosh me ta, se sa te jetosh me kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë.

Edi Rama mund të qeverisë shtëpinë e tij me kriminelet, por Shqipërinë jo’, ka deklaruar Monika Kryemadhi.