Koço Kokëdhima/ Njerëzit duhet të thonë: O të keqen o Sali! Rama ka vetëm degradim dhe asgjë tjetër.

Aktualitet

Gjatë një intervistë dhënë për gazetarin Alin Xhelili, Koço Kokëdhima ish mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës ka shpërthyer si kurrë ndonjëherë, kundër tij. Sipas kryetarit të partisë “Zgjidhja” që lindi si fraksion i Rilindjes brenda PS-s, Edi Ramës si kryeministër i dështuar dhe i inkriminuar, i ka filluar numërimi mbrapsht.

“Shiko çfarë ndodh! Ne e kemi zgjidhur këtë gjithnjë e më keq. Fundi i Ramës është i qartë. Ditët e tij numërohen mbrapsht. Ju them në mënyrë të sigurt se, me këtë politikë që ai bën, i ka ditët e numëruara. Por nuk është ky problemi kryesor. Problemi është çfarë vjen mbrapa. Çdo kryeministër që është bylmez, në kuptimin e ushtrimit të përgjegjësive, si burracak pushteti, e gjen vetë rrugën e humbjes dhe e çon vetë në humbje pushtetin e tij. Kjo meriton një meditim të fortë nga populli ynë, nga inteligjenca. Duhet të prodhojmë alternativa të mira”, paralajmëron Kokëdhima fatin e Edi Ramës.

I pyetur nëse ka ende shpresa që në këtë mandat të dytë, qeverisja e Edi Ramë të ndryshojë ai thotë, se situata ka shkuar aq keq sa që njerëzit duhet të kujtojnë sërish me nostalgji, kohën e Sali Berishës si kryeministër.

“Nuk pres më asnjë të mirë nga qeverisja e Ramës. Rama ka vetëm degradim dhe asgjë tjetër. Ai ka vetëm një shans: të dëgjojë me kujdes. Por ai nuk dëgjon. Ai, kur është në opozitë, sillet si dëgjues i mirë. Për dy arsye e kam mbështetur unë Ramën në të shkuarën. E para: sepse ishte dëgjues shumë i vëmendshëm në opozitë, konsultonte njerëzit etj. Por, ai këtë nuk e ka vetëm kulturë dëgjimi, por e ka instrument manipulimi dhe përfshirjen e ka teknologji që të marrë të tjerë në mbështetjen ndaj tij. E dyta: Në atë periudhë kur pushteti i Saliut dhe Fatosit nuk respektonin liritë, nuk e donin sipërmarrjen e vendit, ishin xhelozë dhe të pamëshirshëm, i vinin taksa, pengesa, i shihnin si pula që duhet t’i shkulnin pendët sipërmarrësve që shkonin nëpër zyrat e shtetit, i shikonin me armiqësi,  Rama sillej si mik dhe mbështetës. Nuk manifestonte urrejtje, por një qasje të re për pushtetin. Por, këto ishin vetëm sjellje të jashtme, jo të brendshme. Të këqijat e Saliut janë ku e ku. Njerëzit duhet të thonë o të keqen o Sali me atë degjenerim që iu bëri këtyre treguesve akoma e më shumë”, deklaroi plot nerv Kokëdhima.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments