SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Policia zbulon djalin që masakroi qenin e tij me sëpatë

Policia bën me dije se ka nisur hetimet për shtetasin me inicialet E.M, 14 vjeç, banues në Kozare të Kuçovës, ka qëlluar me sëpatë qenin e lidhur, ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij e filmonin dhe më pas e kanë shpërndarë atë me rrjete sociale.

Ja njoftimi zyrtar i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale e media online ku shfaqet një shtetas i mitur duke goditur një kafshë shtëpiake me mjete të forta, ju informojmë se:

Strukturat e Policisë të Komisariatit Kuçovë kanë nisur hetimet në lidhje me rastin në fjalë, ku si rezultat rezultoi se: Shtetasi E.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë ka goditur me sende të forta qenin e tij, ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij konkretisht M.M dhe Q.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë kanë realizuar videon e më pas e kanë publikuar në rrjete sociale. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

Duke qënë se pamjet janë të rënda nuk po e vendosim videon.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?