Sport

Habit, Duka: Me Spanjën e Italinë, s’e pranojmë humbjen

KAON

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka kërkon maksimumin nga Kombëtarja, i vetëdijshëm se mungesat janë një pengesë në misionin e Christian Panuccit.

“Me Spanjën dhe Italinë? Janë dy ekipe shumë të forta, dy kampionë bote. Por, ne nuk jemi ekip për të pranuar humbjet kundër tyre. Ne do të bëjmë maksimumin. Duhet të bëjmë gjithçka mirë edhe pse fatkeqësisht kemi shumë mungesa. Ndaj kundërshtarëve të tillë kampionë bote duhet të kesh 30 lojtarë. Megjithatë, besoj se ata që do të luajnë do të bëjnë më të mirën dhe mund të arrijmë diçka.”

Numri një i Federatës largon presionin mbi kuqezinjtë, por duke kujtuar se përballë dy skuadrave që kanë fituar tituj botërorë, kemi shansin për të promovuar imazhin e futbollit shqiptar.

“Në grup është thuajse gjithçka e vendosur dhe lojtarët nuk kanë përse të kenë presion. Janë ndeshje që do të tërheqin vëmendjen e ndërkombëtarevë dhe duhet të promovojmë futbollin shqiptar.”

“Vendi i tretë? Mund të themi se nga ky kompeticion kemi marrë atë që të paktën e kishim llogaritur në fillim. Pishman është vetëm humbja me Izraelin në shtëpi. Objektivi mund të konsiderohet i arritur. Por kemi edhe dy ndeshje, mund të kërkojmë edhe më tepër dhe nuk mund të dorëzohemi ende pa u mbyllur aktiviteti.”

Deklaratat e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit erdhën pas një takimi që pati me Kombëtaren e 19-vjecarëve të drejtuar nga Erjon Bogdani, në prag të nisjes së ndeshjeve eliminatore për Europianin e kësaj grupmoshe.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?