Bota

Multimilioneri që bëri masakrën në Las Vegas kishte një arsenal të madh armësh. Foto

Njeriu, që vrau 59 njerëz dhe plagosi 527 të tjerë në Las Vegas, të dielën në mbrëmje, ka rezultuar se ishte një multimilioner, që ka pasur me vete një arsenal të madh armësh, 23 armë, në dhomën e tij të hotelit “Mandalay Bay”, të cilin ai e shndërroi në një “fole snajperi” pak përpara se të hapte zjarr në një koncert me muzikë afër hotelit.

Sipas vëllait të tij, Stephen Paddock, 64 vjeç, kishte bërë miliona nga kontratat e pasurive të paluajtshme; ai gjithashtu zotëronte dy aeroplanë dhe disa prona në të gjithë SHBA-në, dhe gjer tani ishte sjellur si njeri normal para të gjithëve, lidhur me pasionin e tij për bixhozin.

Por ai gjithashtu, kishte grumbulluar fshehurazi një arsenal masiv prej 42 armësh. Të paktën një prej tyre ishte automatik, ndërsa dy të tjerë ishin shumë të rrezikshme, pasi bënin rreth 800 rrotullime në minutë. Disa prej armëve madje përdoren për qëllime ushtarake.

Ai ka pasur 23 armë në suitën e tij në “Mandalay Bay”, në të cilën qëndroi për disa ditë, ku bëri gati vendin, nga i cili do bënte sulmin. Po ashtu, edhe në makinën e tij u gjetën mbetje, që përdoren për të krijuar bomba.

Paddock kishte jetuar në 27 rezidenca në Nevada, Florida dhe Teksas, ku gjithnjë kishte dhënë pamjen e një njeriu të qetë dhe serioz me jetën e tij- por sërish mbetet mister arsyeja e sulmit më vdekjeprurës në historinë amerikane.

Shikoni fotot e disa armëve të gjetura në suitë.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?