Dalin pamje të tjera, 33 minutat e pritjes së policisë pas sulmit në Elbasan
Deri tani kishim parë si policët u zgjatën pak në hyrjen e tregut Agro-Ushqimor, ku u fsheh makina e blinduar pas sulmit.
Ndërsa në videon e plotë shihet se si nuk u bë asnjë përpjekje për të hyrë brenda në vendstrehimin e të dyshuarit për ngjarjen, Suel Çela.
Policët qëndruan në pritje të forcave speciale nga Tirana, të ndërgjegjshëm se kishin të bënin me një njeri të rrezikshëm.
Video e plotë është publikuar në Sosnews.al.
Në pamje duket që në orën 20:03 është ndaluar një mjet “Range Rover ”.
Në orën 20:06 duket furgoni i forcave Shqiponja që pasi mbërrijnë në vendngjarje dhe parkohet në hyrje të tregut ushqimor, shoqërohen 2 personat e ndaluar në mjetin “Range Rover ”. Në vendngjarje numërohen mbi 15 policë.
Ora 20:07 momenti kulminant kur mjeti “Audi ” përplas makinën e zv/drejtorit të policisë dhe futet në brendësi të tregut. Të paktën dy punonjës policie, një me Kallashnikov dhe një me pistoletë qëllojnë në drejtim të makinës së blinduar.
Ora 20:21, 14 minuta më vonë, në vendngjarje mbërrin përforcime nga policia kriminale pasi në sallën operative është dhënë informacioni për ngjarjen e rëndë dhe të shtënat.
Ora 20:28 nga brenda rrethimit të tregut afrohet një automjet tip “Volkswagen ” që pas disa sekondash kthehet pas në pamundësi për të dalë.