Aktualitet

Beniamin Bakalli dhuron gjak në ndihmë të familjes Troka.

Më 29 shtator, ju ftojmë të gjithëve të kryeni veprimin human të dhuratës së jetës. Në Tiranë, drejtohuni tek Zyra e Tirana Bank, pranë Gardes. Dhuroni gjak, dhuroni jetë! Familja Troka në fshatin Adë të Fierit, përballet çdo ditë me vështirësi shumë të mëdha.

Përveç pamundësisë ekonomike, dy fëmijët djali dhe vajza, vuajnë nga sëmundja e talasemise. Çdo 2 javë ata rrugëtojnë drejt spitalit të Lushnjës për të bërë transfuzion gjaku. Fatkeqësitë për Klajdin, djalin 20 vjeçar të familjes, nuk mbarojnë këtu.

Përveç sëmundjes së gjakut ai vuan edhe nga epilepsia. Si kjo familje, ka shumë të tjera në Shqipëri dhe ndihma parësore që mund të jepni për ta është dhurimi i gjakut.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?