Kryemadhi letër ambasadorëve: Qeveria kërkon të kapë vettingun

Aktualitet

Monika Kryemadhi i ka bërë një letër të hapur ambasadorëve Dunald Lu dhe Romana Vlahutin.

Në letrën e dërguar dy ambasadorëve, Kryemadhi thekson faktin se qeveria po kërkon të kapë reformën në drejtësi.

“Vetingu shumë i rrezikuar, qeveria kërkon të kapë këto institucione”, shkruan ajo.

Sipas kryetares së LSI-së, “vendimet e maxhorancës në Kuvend dhunojnë pavarësinë e vetingut. Qeveria presion vetingut përmes shkurtimit të financimit”, shkruan Kryemadhi.

“Me VKM për administrimin synohet kontrolli i Vetingut përmes Mininistrisë së Drejtësisë.

Po tronditet besimi i shqiptareve tek reforma në drejtësi”, vazhdon letrën e saj, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.