Prokurori në zyrë Blendi Fevziut. Ja për çfarë bëhet fjalë
Opinion transmetoi në mënyrë ekskluzive momentin e përplasjes së makinës së zv/drejtorit të policisë nga një Audi i blinduar. Në përfundim të emisionit, dy oficerë të Policisë Gjyqësore erdhën në zyrat e televizionit për të sekuestruar pamjet filmike.
Nga këto pamjet të filmuara me celular shkëpusim edhe bisedën mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe përfaqësuesve të prokurorisë:
Fevziu: Ja ku i kemi pamjet, por celularin nuk ua jap. Po të doni gjë tjetër… po telefonin jo.
OPGJ: Kemi marrë celularin e Tan Hoxhës.
Fevziu: Po vetë e solla atë (gazetarin Artan Hoxha)… po i fshiu në makinë ai çfarë kishte për të heq.
© SYRI.net