SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Skandal/ Rama: Ministria e Drejtësisë do të administrojë zyrat e Kolegjit të Vettingut

Me anë të një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut, Luan Rama pohon se në këtë rast kemi të bëjmë me një akt tjetër të cënimit të pavarësisë funksionale te Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Mes të tjerash Rama ka publikuar edhe vendim e Këshillit të Ministraves për këtë çështje, ndërsa kërkon anulimin e tij.

JA REAGIMI I LUAN RAMËS:
Skandali i radhës: Ministria e Drejtësisë do të administrojë zyrat e Kolegjit të Vetingut!
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, institucioni kushtetues i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, pasi është lënë bashkë me institucionet e tjera të vetingut tre muaj pa marrë pagat, pasi maxhoranca e komisionit të ligjeve në Kuvend i gjymtoi edhe struktura e propozuar, ç’ka nëse do të votohet edhe nga Kuvendi do të bëjë të pamundur përmbushjen e misionit për të cilin është krijuar, edhe zyrat do t’i ketë nën administrimin e ministrisë së drejtësisë!
As më shumë e as më pak kemi të bëjmë me një akt tjetër të cënimit të pavarësisë funksionale te Komisionit të Posaçëm të Apelimit, i cili është institucion kushtetues, me të njejtin status që kanë të gjitha institucionet kushtetuese. Madje ligji shprehet qartë duke e barazuar statusin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit me Gjykatën Kushtetuese!

Atëhere ç’punë ka ministria e drejtësisë me zyrat e Komisionit të Posaçëm të Apelimit? Përse duhet t’i administrojë ajo?!
Arsyeja është e qartë: gjithë investimet, përfshirë edhe sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve të Kolegjit dhe sistemin e sigurisë, përveç se do ti realizojë ministria, ajo, pra ministria, do të ketë edhe kontratën e shërbimit të mirëmbajtjes së tyre!
Procedura e investimeve është njëri problem, madje më pak i rëndësishmi! Problemi më i madh është aksesi në sistem!
Disa muaj më parë, ministrisë së drejtësisë ju hoq me ligj aksesi në sistemin e çështjeve që shqyrtohen në gjykatat e vendit, ndërkohë që me një VKM i jepet ekskluziviteti i administrimit të zyrave të Kolegjit të Apelimit, përfshirë edhe aksesi në sistem! Sepse operatori, marrëdhënien do ta ketë me ministrinë e drejtësisë!
Pra, nga çdo pikëpamje që ta gjykosh, VKM është një akt skandaloz i cili duhet anulluar!
Sepse nuk mundet që një institucion i qeverisë të kryejë investime e të administrojë zyrat e një institucioni të pavarur kushtetues!
Sepse është njësoj që ministria e drejtësisë fjala vjen të administrojë zyrat e Gjykatës së Lartë apo të Gjykatës Kushtetuese, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apo të Komisionerëve Publikë, të Avokatit të Popullit, të KLSH e kështu me rradhë!
Prandaj VKM-ja që i jep në administrim zyrat e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ministrisë sē Drejtësisë, duhet të anullohet!

22046009_1377091575736875_5060026274541656993_n

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?