SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Komisioni i sigurisë/ Noka: Drejtues policie të përfshirë në trafik droge

Sot u mblodh Komisioni i Sigurisë Kombëtare, ku po diskutohet për dhunën në familje dhe grupet kriminale, nisur nga rastet e fundit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato po raporton në komision, por është akzuar nga deputeti i PD-së.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, njëherësh edhe nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të policisë së shtetit.

”Një Shqipëri që është vend transit i drogave të forta, nuk mund të ketë polici të besueshme. Drejtues të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun e kanabisit. Ndërsa drejtues policie janë të larguar me kërkesë të ambasadës amerikane. Nëse do vazhdoni ta mbani policinë në lidhje me krimin, do ta degradoni dhe kalbeni. Në 4 vitet që shkuan nuk u fol gjë tjetër vetëm për drogën”,-deklaroi Noka.

Deputeti i LSI, Endrit Brahimllari ka ngritur pyetjen se çfarë masash po merren nga policia për dhunën në familje. Ndërsa Qato ka deklaruar se “po analizojmë rastet dhe po studiojmë ndërhyrjen. Nuk mjafton policia. Duhet dhe partneritet mes aktoreve të tjerë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?