SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Sulm me acid pranë një qendre tregtare në lindje të Londrës. 

6 persona u lënduan në një sulm me acid pranë një qendre tregtare në lindje të Londrës. 

Të dhënat e para flasin për një sulm të koordinuar nga një bandë të rinjsh, të cilët iu vërsulën njerëzve duke i spërkatur me acid.

Policia thotë se nuk po e trajton incidentin si një sulm me sfond terrorist, por hetimet vazhdojnë. Forca të shumta policore dhe mjekë u dhanë ndihmën e parë të lënduarve në Stratford Shopping Centre.

Një person është arrestuar në lidhje me sulmin, i cili vuri në alarm gjithë Londrën për shkak të frikës së një incidenti tjetër terrorist.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?