Sot luhet sfida ‘Skënderbeu-Partizani’

Sport

Kjo sfidë ka një rrezik të lartë sa u përket pasojave që do të lërë rezultati i saj. Më së shumti mbi Partizanin. Sepse sado argumente të përdoren për ta zbutur atë, sërish ka një mori pyetjesh që vetëm fusha do t’u japë përgjigje. Në mos të gjithave, shumicës prej tyre…

Le t’i marrim me radhë:

Dilemat për të kuqtë…

– A është Partizani gati për titullin?

– Stafi është i duhuri për të përballuar një kampionat të vështirë siç e quan edhe vetë Iuliano?

– Blerjet e reja, janë më mirë, njësoj, apo më keq se lojtarët që ikën?

– Çani ka shënuar 14 gola në 4 vitet e fundit (mesatarisht 3,5 gola në sezon). A është i duhuri për të garantuar golat e mjaftueshëm për një skuadër që do titullin?

– Ishin vërtet aksident rezultatet e dy ndeshjeve të para, apo skuadra ende nuk ka marshin e duhur?

– Do të dijë Iuliano të shfrytëzojë efektin psikologjik të dueleve direkte të së kaluarës?

– Janë dy klube që kanë shpenzuar shumë në merkato, a është treguar Partizani më i zoti se Skënderbeu?

– A do të shfrytëzojnë të kuqtë si duhet lodhjen e korçarëve në Europë?

– Çfarë ndodh nëse thyhen në Korçë dhe, pas tri ndeshjeve të para, kanë vetëm një pikë?

Dilemat e Skënderbeut…

– A do të ndihet mungesa e Latifit kur Skënderbeu të ketë vështirësi?

– Si do të menaxhohet mbingarkesa në tri kompeticione?

– Mjaftuan të mos luanin Osmani me Jashanicën që Fushtari i Kamzës të vallëzonte në mbrojtjen korçare… Po sot?

– Kamza ishte aksident, apo sinjali i parë se futbolli vendës nuk është më aq tërheqës sa për të sakrifikuar për fitoret?

– Radas dhe Shehi a do të mund të përballojnë një sezon kaq të ngarkuar?

– Çfarë ndodh nëse thyhen në shtëpi nga Partizani?

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?