Arrestohet autori plagosjes së punonjësit të policisë të ndodhur tek rrethrrotullimi i Bathores.

Aktualitet

Burime nga policia thanë se është kapur autori plagosjes së punonjësit të policisë të ndodhur tek rrethrrotullimi i Bathoes.

Shërbimet e policisë Tiranë kapën Ramadan Marku, 20 vjeç, banues në Kamëz, i cili plagosi me thikë gjatë orarit të shërbimit punonjësin e patrullës Z. P., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes, shtetasi Ramadan Marku, është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *