Mblidhet sot kryesia e PD-së/ Ja çfarë do diskutohet
Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë mbrëmjen e sotme për herë të parë pas zgjedhjeve në parti.
Tre pikat që do diskutohen janë:
Pika e parë dhe më e rëndësishmja janë ndryshimet statutore që janë propozuar. Këtë pikë kërkojnë dhe mbështesin më shumë edhe kundërshtarët e kreut të PD-së. Këta kërkojnë ndryshime me qëllim që kryetari të mos ketë fuqi të gjithanshme, por të kufizohet.
Pika e dytë që është në diskutim ka të bëjë me modernizim dhe strukturim e partisë. Mësohet se do të propozohen ndryshime në drejtimin e strukturave të Partisë Demokratike. Pas zgjedhjeve të brendshme për kryetar do të shikohet nëse Lulzim Basha do të afrojë në parti grupin e kundërshtarëve.
Pika e tretë që do të diskutohet është rritja e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje brenda PD-së.