Fino akuza qeverisë “Rama” për grantin gjerman në Qytetin Studenti

Aktualitet

Deputeti socialist Bashkim Fino ka ngritur shqetësimin mbi këtë procedurë. Sipas tij përgjegjësinë duhet ta mbajë qeveria dhe jo ky komision, pasi në të duhen diskutuar vetëm huadhëniet.

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka diskutuar sot projektligjin për grantin shtesë prej 2.03 milionë euro të akorduar nga qeveria gjermane. Ky fond do të shërbejë për fazën e dytë të rinovimit të godinave të konvikteve në Qytetin Studenti, sipas parimit të eficencës së energjisë.

Shuma prej 2.03 milionë eurosh do t’i shtohet grantit të parë të akorduar në vitin 2016, me vlerë prej 4.5 milionë eurosh.

Megjithatë, ndonëse një procedurë standarde në parim, ka nxitur debate brenda këtij komisioni, siç raporton televizioni SCAN.

“Parlamenti nuk e ka ratifikuar ende grantin e parë. Pse duhet të diskutohet i dyti?”, është shprehur deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments