Aksident në Selanik/ Humbin jetën babë e bir shqiptar. Video

Aktualitet

Ngjarja ka ndodhur në Selanik gjatë orëve të para të mëngjesit.

Në aksident janë përfshirë një makinë që drejtohej nga një turist gjerman dhe dy motorë.

Mediat pohojnë se viktimat janë të moshës 51-vjeçar dhe një 28-vjeçar shqiptar, që ishin në të njëjtin motor, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Një vajzë e re 18-vjeçare ndodhet rëndë në spital. Sakaq, drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje shoku edhe ai në spital.