Nuk keni parë ndonjëherë dedikim më të bukur që një Gjysh i bën mbesës dhe djemve të tij.

Aktualitet

Nga Ilir Kadia:

Amal, mbesa ime e dytë lindi sot.Babi Besi e mori me makinën e tij luksoze mami Amardën afër agimi e dhe çoi në Spitalin Amerikan në mes të Tiranës. Atje Amal i dhuroi të qarat e bukura të dyve dhe pastaj pasi pozuan e bënë një qerre me foto fjetën të tre përqafuar! Anuar priste në shtëpi.
Tani do i tregoj Amal ditën kur lindi babi i saj, Besi.

“Ne bëmë xhiron e zakonshme me nëna Ninin dhe vizitën tek Konsultorja e lagjes. Doktoresha na tha se Besi kish akoma kohë për të lindur. Shkuam në shpi dhe Nini hyri në banjë për dush. Unë po lozja me Arbrin që ish aherë pak më i vogël se Anuari sot.Nga ora 10 Nini vjen e më thotë se Besi po kërkon të shohë botën! Ikim, i thashë. Zbritëm shkallët e katit të pestë ngadalë dhe dolëm në rrugë.

Autobusi i fundit i Porcelanit kish ikur, taksi ahere s’ kish. Por njerëz të mirë plot! Ndala një makinë “Zis” që sa kish shkarkuar materiale ndërtimi dhe me të e çova Nëna Ninin në Maternitetin tek treni. Aherë vetëm ai ishte. Unë pandeha se babi Besi kish qef të më takonte menjëherë po ai ja futi gjumit prap në barkun e Nëna Ninit se ish nëntor aherë dhe nata ish e ftohtë. As në mëngjes nuk desh të më takojë! Unë u bëra merak! Lajmërova doktorët më të mirë të më thonin se pse më është mërzitur biri dhe ata më thanë se është në merak në do ta duash aq sa do vëllanë e madh Arbrin. E do ta dëgjojë nga goja jote!
Ahere unë rrëmbeva Arbrin në krah dhe vrapova poshtë penxheres të dhomës ku ish Nëna Nini me babi Besin në bark dhe bërtita me të madhe:”O Bes Kadia moreee! Po dil o burrë i dheut se mezi po të presim unë me Arbrin! Po dil o shoku ynë se nuk e ke idenë sa e bukur është jeta! Se gjysh Sula është bërë me krah qëkur mësoi se do kesh emrin e babait të tij! E nëna Qaska se do jesh i bukur si vëllezërit e saj! “
Dhe ja! Këto garanci dashurie mori babi Besi dhe qau nga gëzimi kur na pa! Ish yll i bukur!
Por ti je më e bukur Amal! “

Fotografia e Ilir Kadia

Fotografia e Besart Kadia

Fotografia e Besart Kadia

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments