Basha/ Rama nuk është aleati ynë

Aktualitet

Lulzim Basha tha sot se në përpjekjet për reformimin e sistemit politik, Kryeministri Edi Rama nuk e llogarit si aleat, por si vetë problemi qëkurse Rama e vrau marrëveshjen e 18 majit ndërmjet tyre.

“Kjo  qeveri nuk do të ishte qeveri pa paratë e drogës, pa dhunën e kriminelëve dhe paratë e korrupsionit që u derdhën për të blerë vota, – tha Basha sot.-Në këtë kuptim, Marrëveshja e 18 Majit u vra nga Edi Rama përmes zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Objekti i vetëm i Marrëveshjes ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zgjedhjet ishin gjithçka, përveçse të lira dhe të ndershme.

Se cili do të jetë qëndrimi i Edi Ramës, do ta shikojmë. E kaluara jo fort e largët, e para dy muajve, tregoi se ai është rreshtuar në anën e tyre që në vend të respektojë vullnetin e ndershëm të qytetarëve, e blen, e manipulon dhe e dhunon atë. Ndaj ne nisemi në këtë betejë duke e pasur Ramën përballë, jo në krah. Dhe kjo jo për fantazinë tonë, as për dëshirën tonë për të krijuar konflikt  në mënyrë të panevojshme,  por se Edi Rama u rreshtua edhe këtë radhë si në 2015, si në zgjedhjet e pjesshme të Dibrës, me ata që ua mohojnë vullnetin qytetarëve, ndaj ne e llogarisim Edi Ramën në këtë përpjejke për reformimin  sistemit politik jo si aleat, por si vetë problemi.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?