Nga Artur Roshi/ Qeveria,promotore e mëkatit të etërve

Aktualitet

Qeveria sot në Pezë sërish nën sfondin e fotografisë së diktatorit.Eshtë jashtë çdo logjike që në cermoni zyrtare të organizuara nga shteti të përdoret imazhi i njeriut që shqiptarët do ta mbajnë mënd si simbol i së keqes. Portreti i diktatorit për shqiptarët është i barazvlefshëm me hartën e ferrit të Sandro Botiçelit.

Kush është qëllimi i ekspozimit të saj nga pasardhësit e tij politikë ? Krenaria e vazhdimësisë së veprës së tij në planin ekonomik duke i çuar shqiptarët drejt një varfërie ekstreme ? Thjesht është ligësia e fuqisë së pushtetit ndaj të pafuqishmit që në këtë rast janë shqiptarët,të cilët kanë deleguar pushtetin tek errësia e shpirtit të tyre ? Apo janë promotorë të mëkatit,një shtysë që ju vjen nga subkoshienca e tyre në raport me bëmat e të parëve të tyre ?

Kushdo qoftë qëllimi i tyre një gjë është e sigurtë,gjurma që do lënë në historinë politike të vëndit nuk do ndryshojë shumë nga ajo e baballarëve të tyre,shëmbëlltyrë e shëmtisë së mendimit njerëzor ,që frymëzon një sistem që udhëhiqet nga ligësia dhe ,që kundërshton lumturinë e njeriut (një jetë më të mirë)si rrjedhojë e rritjes së të mirave materiale. Sigurisht është brënda ndjesive të pushtetit të tyre ,mungesa e vëmëndjes me vetëdije ndaj rrënimit të kullës së Prenk Calit ,si njeri që kundërshtoi farën e ideologjisë komuniste në vendin tonë në krye të herës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?