Edi Rama kthen plehrat sërish në parlament

Aktualitet

Në programin e punimeve të Kuvendit, të periudhës 18 shtator-13 tetor 2017, një nga ligjet që do të kthehen për t’u votuar është edhe ai i “menaxhimit të integruar të mbetjeve”.

Rama tentoi ta kalonte këtë ligj edhe tetorin e kaluar, por pa sukses. Në vazhdën e protestave të opozitës dhe revoltës së ambientalistëve, e vetmja pengesë për kryeministrin atëherë ishin votat e aleatëve të LSI-së.

Rrëzimi i vendimit të parë që mori qeveria “Rama 1”, nuk ishte i lehtë për socialistët. Deklaratat e forta kur ishin në opozitë, se e vetmja arsye që vende si Shqipëria të importonin plehra, ishte kapja e qeverisë nga mafia, iu kthyen kundër në fund të mandatit 4-vjeçar.

Shpjegimi i socialistëve ishte se ligji i Berishës për importin e plehrave ishte i ndryshëm nga ai që kishte hartuar Rilindja.