Kreshnik Osmani/ Qëndroni fort krenaria e Ballkanit!

Aktualitet Analize

Shqiptaret jane popull me njemije te meta. Kete e dime. Cdo dite ne qahemi dhe ankohemi ketu per te metat tona. Kete e ka bere Konica me nje voltazh shume te larte dhe nuk ka bere keq. Eshte mire t’i pranojme te metat tona ashtu siç jane sepse vetem ashtu mund te ndryshojme. Une kam jetuar dhe kam ngrene buke ne nje tas me afrikane, me aziatike, me perendimore dhe me tyrlilloj race, fisi e kombi dhe i njoh shume mire te gjithe nga Sierra Leone, Mali, Burundi e Tanzania e deri ne Kine e Japoni. I njoh mire europiane, ruse, amerikane, arabe, turq, perse e latine.

Te gjitha perpjekjet qe vijne per t’i paraqitur shqiptaret si race zombi, pa histori, pa armiq, pa miq, pa heronj, pa figura, pa simbole, pa flamur, pa luftetare, pa zakone, pa kulture, pa kenge, pa valle, pa veshje tradicionale, pa identitet, pa kinematografi, hajdute, kaçake, vemje, maskarenj, te poshter, pa identitet, pa te shkuar, pa te tashme dhe pa te ardhme jane fuqimisht te sponsorizuara prej atyre qe e copetuan Shqiperine ne 1913 dhe nga armiqte qe na rrethojne ngado. Jane te sponsorizuara prej kesaj race te degjeneruar politike hajdutesh, kurvaresh e drogaxhinjshe qe po na merr frymen dhe shpirtin dhe tani do te na marre erzin.

Te gjithe popujt e botes kane miliona te meta e megjithate sajojne heronj, mite, histori, legjenda, figura dhe hedhin miliarda per te ndertuar historite e tyre inekzistente si nje menyre per t’i motivuar popujt dhe per t’i bashkuar rreth interesave te Kombit. Ne shqiptareve duan te na lene pa breke si turpi i Ballkanit dhe i Europes. Kjo eshte piset, e ulet, e ndyre dhe plotesisht e refuzueshme.

Bijte e Shqiperise dhe bijat e saj te mrekulluesheme!

Lufta e qyteterimeve sapo ka nisur mbi dheun tuaj sepse jemi ne vijen ndarese ndermjet Lindjes dhe Perendimit. Sipas gjasave ne jemi te paret qe do te paguajme faturen. Nuk duhet te vuajme nga nacionalizmat e semure, por duhet te kuptojme diçka. Pa dheun tuaj jeni te humbur dhe pa nje Atdhe qe i bashkon te gjithe nen çatine e tij, ne kushte globalizmi jemi te shkrire dhe te humbur. Nuk konkurojme dot. Allahu im, Zoti yt, Jezusi i atij, Muhamedi i ketij dhe Buda e atij tjetrit duhet te jene ne vijen e pare mbrojtese te shtepise tone te perbashket Shqiperise dhe kurresesi arsye per ta humbur ate.
Jini krenare per ate qe jeni, krenaria e Ballkanit ju.

Dasmat tona jane plot. Varrimet tona jane plot. Zemrat e medha jane plot. Burrni ka ende plot edhe pse po humbet me shpejtesi. Nder ka plot. Vajza e djem te ndershem ka plot.

Te bukurit e dheut ju!

Mos u kompleksoni prej asnje lloj perendimori a lindori qimekuq, qimeverdhe apo qimezi qe ndjehet superior ndaj jush por edhe arsye per t’u ndjere superiore ndaj te tjereve nuk keni. Ju nuk beni inçeste masive si ata. Ju i puthni ende nenat dhe baballaret tuaj ne balle. Ju nuk i hidhni pleqte masivisht neper azile ende. Ju nuk keni vrare kurre popuj te tjere. Ju nuk keni poshteruar kure racat dhe popujt e tjere. Ju nuk keni patur kurre skllever e koloni. Ju nuk keni vrare kurre popujt e botes e as i keni skllaveruar e as ua keni vjedhur pasurite per te rritur mireqenien e races tuaj. Ju nuk keni shtypur zezake, aziatike as europiane per te ndertuar qyteterimin tuaj. Ju nuk keni sulmuar kurre popuj te tjere e as ua keni perdhunuar grate. Kurre nuk keni sulmuar askend por vetem jeni mbrojtur.

Te miret e dheut ju!

Ju keni mbrojtur muhamedane, te krishtere e cifute, sepse jeni te beses dhe vleresoni emrin njeri. Jeni popull i dhembsur, jeni te mire, jeni te dashur, jeni fukarenj por bujare shume. Ketu ka ende njerez qe vdesin per fjalen, per mikun, per shokun, per motren, per vellain, per nderin, per familjen, per jeten, per trimerine, per krenarine.
Mos bini ne gracken e mercenareve. Shqiperia nuk behet duke u bere te gjithe muslimane apo te krishtere. Shqiperia behet kur te shijojme mrekullisht ate qe jemi. Shqiperia muslimane pa te krishtere eshte e shemtuar shume dhe nje Shqiperi pa muslimanet nuk shihet me sy. Çdo formule tjeter eshte neveri e investuar nga jashte.

Po na luftojne fort, sepse jemi krenare. Po na shkaterrojne me shpejtesi sepse na kane hale ne sy, siç na kane patur prej fillimit te historise.

Qendroni te forte, krenaria e Ballkanit, ju!