Ultranacionalisti serb Sheshel, habit me deklaratën e tij ndaj Ballist Morinës

Rajoni

Radikali serb Vosjllav Sheshel ka folur për arrestimin e Ismail (Ballist) Morinës në Kroaci dhe sipas tij, ai do të ekstradohet për në Serbi e cila ka lëshuar edhe një urdhër-arresti.

Sheshel thotë se Beogradi nuk duhej të ishte marrë me këtë çështje, pasi do të sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës.

“Prisja që gjykata kroate të mos e merrte në konsideratë këtë çështje. Çfarë na duhet neve Morina? Përveçse do të sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës dhe në Kosovë?

Në vend që të merremi me kriminelët shqiptarë që trafikojnë organe njerëzish, merremi me dikë që suksesin e tij të vetëm e ka daljen në pah të gomarllëkut të policisë dhe sigurimit të stadiumit ku u zhvillua takimi.

Nëse ai ekstradohet i bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe qeverisë serbe që dënimi ndaj Ballist Morinës të jetë 5 ditor dhe mos ti lejohet hyrja në Serbi, për 10 vjet e me pas rikthimi i tij tek autoritetet shqiptare”

Image

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?