Nga Basir Çollaku/ Spiunët e sigurimit, mjerisht një histori suksesi në Shqipëri..

Aktualitet

Jane shume. Fatkeqesisht jane teresisht ata edhe pas viteve 90-te e ne vijim, kontrollore te jetes politike, ekonomike, mediatike, vendimmarrese ne Shqiperi. Ata nuk kane deshtuar vete, por kane bere te deshtuar kete vend. Duke e kthyer ne nje saraj te tyrin dhe njerezve te sojit te tyre. Partite politike, te gjitha, majtas sigurisht por edhe djathtas, kane ne perberje por kryesiht ne poste drejtuese, mjaft prej spiuneve, punetoreve dhe bashkepunetoreve te kesaj arme me kosto te shemtuar per vendin. Kane qene dhe jane ministra deputete, kupole ne administraten publike dhe sistemin e drejtesise. Kudo. Nuk kane lene as do te lene njerez jashte dosjeve te beje perpjete as ne politike, as ne biznes. Jo. Qarku i tyre eshte nen kontroll.

Nje eksponent i se majtes u thoshte te veteve para pak kohesh se po te mos kemi njerezit tane tek e djathta ata do te na kishin permbysur me kohe dhe shume gjate… Pra kane arsye ta ndajne bashke pushtetin, sepse jane aksionere ne te fshehtat e perbashketa te se shkuares. Kjo i mban basshke me.detyrim, paçka se nderrojne ekipe politike formalisht.

Dhe gjendemi ne vitin 2017 kur “pronari” me i vjeter i dosjeve Gramoz Ruçi do te behet nr 2 i shtetit. Ironi dhe solidaritet spiunesh mund te jete nje kundershti e disa gjoja te djathteve te cilet thone nuk duhet protestuar kunder Ruçit e Xhafes!!??!! Sigurisht kjo eshte domosdoshneri. Nese ata do te ishin ne jeten e tyre private atehere udha e mbare. Por jo keshtu. Kjo tolerance eshte varrmihesja jone shoqerore. Sigurisht faji kryesor i mosndeshkimit dhe mos hapjes se dosjeve eshte i PD. Por mos vraponi te thoni se eshte vone. Per ti larguar ata, spiune, punetore e bashkepunetore te Sigurimit, eshte gjithnje heret..

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?