Kodheli përgënjështron Çakon për radarët: Pretendim dashakeqës, i pavërtetë

Aktualitet

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës detare është tërësisht funksional, që kur është intaluar në vitin 2009. Në njoftim theksohet se çdo pretendim tjetër është i pavërtetë, dashakeqës dhe i pavlerë.

“Ky sistem vëzhgon dhe monitoron hapsirën detare të republikës së Shqipërisë 24 orë në 7 ditë të javës. Shërbimin e këtij sistemi e përfiton dhe Policia Kufitare dhe Migracionit, e cila në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale dhe strukturat e tjera të sigurisë ka përmbushur detyrimet e veta ligjore në mënyrën më të mirë të mundshme. Çdo pretendim tjetër është i pavlerë, i pavërtetë dhe dashakeqës. Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura do të vazhdojnë bashkëpuimin në të mirë të sigurisë së qytetarëve shqiptarë.” – thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky reagim erdhi pasi u zbulua një letër që drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako i kishte drejtuar më 31 gusht ish-ministrit teknik të Brendshëm, Dritan Demiraj, duke iu ankuar lidhur me funksionimin e radarëve që monitorojnë hapësirën detare në Shqipëri.

Duke dhënë shembuj konkretë, Çako ka bërë me dije se disa prej operacioneve nga ana e policisë për kapjen e gomoneve me drogë, kanë dështuar pasi nuk janë dhënë informacione të sakta për vendndodhjen e gomoneve që trafikojnë drogë.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments