Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Llogara, Rama u pyet për qeverinë e re dhe mënyrën sesi do të funksionojë ajo.
Ai tha: Do të jetë një administratë e vogël, por jo shumë më e vogël me thënë të drjetën, sepse ne kemi numrin më të vogël të punonjësve në rajon.
Ne bëmë goxha shkurtime në 2013-ën por prapë do të bëjmë shkurtime. Sepse, bashkimi i ministrisë së Ekonomisë me ministrinë e Punës do të bëjë një ministri, jo një federatë. Këështu që numri do të shkurtohet në mënyrë drastike.
Sa I përket shkurtimeve, nuk kemi ndonjë tendencë. Ne i kemi drejtuar Financat, Ekonominë dhe Punën…Nuk kemi pasur tendencë në shkurtime.