Prokuroria e Përgjithshme përgënjeshtron median Gjermane. Jorgaqi nuk ka qënë prokuror

Aktualitet

Burime zyrtare nga Prokuroria e Vlorës thanë se Arben Jorgaqi ka qenë në funksionin e oficerit të policisë gjyqësore (pra, nuk ka qenë prokuror) dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikimin e pronave. Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike (vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve e të tilla vepra penale).

Reagimi i prokurorisë

Burime zyrtare nga Prokuroria Vlore thane se Arben Jorgaqi ka qenë në funksionin e oficerit të policisë gjyqësore (pra, nuk ka qenë prokuror) dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikimin e pronave.

Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike (vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve e të tilla vepra penale).

Është larguar nga detyra, në kuadër të nevojës për riorganizim të brendshëm. Aktualisht është në proces gjyqësor për largimin nga detyra dhe çështjen e tij administrative mund ta mbroje para gjykatës shqiptare me argumente ligjore dhe jo nëpërmjet kërkesave të mundshme për azil në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të BE-së, thanë burime zyrtare në Prokurorinë e Vlorës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?