Artur Roshi/ Nikollë Lesi përballë shtetit të shtetarëve dhe jo shtetit të qytetarëve
Dje botuesi i gazetës “Koha Jonë”Nikollë Lesi u shoqërua në polici për verifikumin e një leje rikonstruksioni ndërtimi.Qëllimi i këtij veprimi duket qartë se është presion politik ndaj shtypit që të pozicioniar kundër qeverisë.Në se nuk do të kishte leje do të përfundonte në burg.A është e drejtë kjo ? Unë them jo edhe pse ka një ligj për këtë punë,sepse ligji nuk merr parasysh interesat e qytetarit,por përfaqëson arrogancën dhe dhunën e shtetarit.
Ne kemi një shtet që ngren ligje “grackë ” për qytetarin,kemi një shtet që nuk zbaton asnjë ligj jashtë interesit të një grupi njerëzish që qeverisin,(nuk jep asnje lloj lejeje sipas ligjit që kanë ngritur vetë, për shkak të korrupsionit),kemi një shtet që e zbaton ligjin në mënyrë selektive dhe cinike me kindërshtarët politikë,kemi një shtet që lëviz mbi urdhëra që mbështeten mbi thashetheme,(sepse në se do dihej që z.Lesi kishte leje nuk duhet të ngrinte një kurth bllof),kemi një shtet që frikën dhe poshtërimin e qytetarit e ka lartësuar në ligje.
Ne duhet të gjithë ta kuptojmë se vlen më shumë e drejta apo qoftë dhe gabimi i qytetarit Nikollë Lesi se forca e ligjit që ngren tiraninë,prandaj vlen më shumë qytetari Nikollë se sa shteti kundër Nikollës.