SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Vasili: Turizëm dhe mjedis bashkë, injoranca bën festë

Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, bashkimi i Ministrisë së Turizmit me atë të Mjedisit, tregon injorancën e një qeverie e cila bën festë.

“Kryeministri shkollëpak çuditi dynjanë dje me injorancën e padëgjuar shtetërore të tij. Turizmin dhe mjedisin, oponentët e papajtueshëm të njëri-tjetrit, injoranca e frikshme e kryeministrit i vuri bashkë”,-shkruan Vasili.

Në vend të ta kthente turizmin në një mundësi madhore të zhvillimit, sipas Vasilit me këtë lëvizje, Kryeministri e ktheu në hiç. “Turizmin, nga mundësi madhore zhvillimi e ktheu në hiç. Turizmi i drogës ka rëndësi për të dhe ai ka shënuar vërtetë suksese”,-shton kreu i deputetëve të LSI-së.

Në fund Vasili shkruan se do të kemi qeverinë më të kriminalizuar, të gërshetuar me të qënurit kryeinjoranëtët në Europë. “Do të kemi qeverinë më të kriminalizuar, por edhe kryeinjoranten e Europës. Shkollëpaktit aferim…”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?