Aktualitet

Oerd Bylykbashi/ Djallëzia më e madhe e komunisteve që atehëre kur binden shqiptarët të harronin krimet e komunizmit.‎

Nje shprehje thote: Djallezia me e madhe e Djallit qe atehere kur bindi njerezit se ai nuk ekziston.

Djallezia me e madhe e komunisteve qe atehere kur binden shqiptaret te harronin krimet e komunizmit.‎

Stalini vrau 20 milione ruse. Mao Ce Duni, nen shembullin e Stalinit vrau 70 milione kineze. ‎Pol Poti, nen shembullin e Stalinit dhe te Mao Ce Dunit vrau 3 milione kamboxhiane ose nje ne tre vete.‎ Hitleri nuk ua kaloi ne sadizem ketyre krimineleve. Thjesht ishte nje prej tyre.

Enver Hoxha vrau mijera shqiptare, madje me shume sec vrane gjermanet (per kete sfida eshte e hapur per kedo qe te provoje me fakte dhe emra po aq te vrare nga pushtuesi sa jane vrare nga komunistet). Shume prej tyre nuk u dihet varri dhe kriminelet qe i vrane nuk e shkarkojne ndergjegjen as duke treguar varret e atyre qe vrane e aq me pak duke kerkuar ndjese. Madje sot kane marre zemer e krenohen per regjimin e tyre kriminal. Edi Rama e filloi kete me rehabilitimin e fotos se Enver Hoxhes dhe sot po ngre ne majat e pushtetit ekzekutiv ata qe ne fundin e diktatures torturuan apo dhane urdher per vrasje ne sheshe apo ne kufi.

Por as Stalini, as Mao Ce Duni nuk i vrane vete milionat.‎ Krimet e komunizmit jane krime kunder njerezimit. Cdo krim ka nje kriminel pas. Ky kriminel duhet cuar para drejtesise. Duhen denuar jo vetem hirarket e Byrose dhe Komitetit Qendror, por te gjithe ata qe moren pjese ne krim.‎ Ashtu sic u be me nazistet ne Nuremberg, sic u be me ta me pas nga Izraeli dhe te gjithe shtetet e civilizuara. Ashtu sic denohen sot e kesaj dite. Jane krime qe nuk parashkruhen kurre.

Duke u vene emrin e krimineleve dhe denimin e tyre perkrah cdo viktime, vetem ashtu 23 gushti do te kete kuptim per shqiptaret si perkujtim i krimeve te komunizmit dhe fashizmit.

Vetem keshtu do ndahemi nga e keqja me e madhe qe u eshte bere atyre ndonjehere, Komunizmi.‎

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?