Nga Av. Ndre Molla: Kolabrocionistët e fashizmit, kolabrocionistët e komunizmit Sllav dhe Gushti i vitit 1949 për Mirditën.

Aktualitet Analize Shkrime Te tjera

Gjithnje ka patur debate ne lidhje me qendrimin e shqiptarve ne nje periudhe te shkurter te historise se tij 1939-1944, duke u perpjekur ta marrin si pika ku ndahet e keqja nga e mira, tradhetaret nga kombetaret etj etj. Per komunistet, ne kete periudhe, merr vulen ndarja e shqiptarve ne te keqinj dhe te mire, duke vleresuar qendrimin e tyre ne kete 5 vjeqar, fare fare i shkurter ne historine shume shekullore te kombit tone. Me ndjenjen e hakmarrjes, me paragjykim e me etiketim si per hasmin nuk mund te vleresohet qendrimi i askujt ne raport me interesat me te larta te Atdheut. Majtiste te betuar, te ngarkuar edhe me urrejtje, pasoje e luftes civile te futur nga komunistet nder shqiptare, gjykojne e paragjykojne Ajken e Kombit Shqiptar, nacionalistet e vertete si tradhetar.

Ne cilin vend te botes nacionalistet etiketohen si tradhetar? Si ekstremiste po, por kurr si tradhetar. Ata qe mbajten ndezur brez pas brezi (edhe kur s’kishte komuniste ne kete vend) flaken e mbrojtjes se ketyre trojeve, ata qe te paret prine ne lufte per te mbrojtur trojet nga cilido armik (e vetmja menyre per te merituar titujt princeror Kapidan, Bajraktar e Shtepi e Pare), ata cilesohen prej komunisteve (fara me e keqe qe ka mbire ne keto troje) si kolabrocioniste, si tradhetar, si prapambetja, si analfabetizmi, si antikombetaret. Vetem per Mirditen (nder krahinat ma antikomuniste ne trojet shqiptare deri ne vitin 1953), lista e ketyre “tradhetarve”, “antikombetarve”, “kolabrocionisteve” eshte e gjate, shume e gjate, duke filluar nga Kreu Kapidani i Mirdites Mark Gjonmarkaj, e me tej me Bajraktaret qe nga Preng Marka Prenga i Oroshit (e gjithe familja e tij u persekutua), Ndue Bajraktari i Kuzhnenit (e gjithe familja e tij e persekutuar) e deri te Frrok Melyshi Bajraktari i Kthelles (e gjithe familja e tij e persekutuar), e te gjithe bajraktarve te tjere mirditas bashke me Shtepiat e Para, por edhe te gjithe nacionalisteve ne pergjithesi nga Veriu ne Jug, nga Cameria ne Kosove.

Askush nuk merret me kontekstin historik te kohes, askush nuk e permend se dy rreziqe i kanoseshin trojeve shqiptare ne 1939-1944, -njeri ai fashist qe e rrezikonte ne pavarsine e vendit (se trojet i bashkoi) dhe -tjetri ai komunist qe bashke me pavaresine, rrezikonte edhe me copetimin e trojeve shqiptare, siq ndodhi edhe me Konferencen e AVNOJ-t. Prej komunisteve thuhet dje e sot, se, nacionalizmi, i cili i pari kundershtoi pushtimin fashist, bashkpunoi duke pranuar pushtimin e duke ngritur nje qeveri kuislinge, dhe kjo ishte tradheti kombetare; Pala tjeter, komunistet, partia e te cileve lindi e u formua prej komunisteve serbosllav, ishin ata qe i hante meraku per Kombin tone.

Ne rrjedhen e ngjarjeve dallon dy te verteta te pamohueshme: -E verteta e pare: se pushtimin fashist e kundershtuan ne 1939-en vetem nacionalistet shqiptare, -E verteta e dyte: se nen dirigjimin e jugosllaveve (per rrethanat historike armiqte me te betuar te kombit shqiptar), partia komuniste ju shpalli lufte krahas pushtuesit edhe nacionalizmit shqiptar, duke mos pranuar ne asnje rrethane bashkpunimin ne nje front te vetem kunder fashizmit, e duke perzier kriminalisht luften per clirim me luften per pushtet. Por per te dritesuar sado pak te verteten e krijimit te qeverise se kohes se pushtimit fashist, duhet thene se pushtimi ndodhi menjehere dhe pa rezistence, sepse populli shqiptar tejet i varfer, i dale nga pushtimi i gjate 5 shekullor, ishte i pamundur per te perballuar nje lufte frontale kunder nje armiku me rrezik per boten. Ne te gjitha vendet ku pushtimi fashist ndodhi, u krijuan segmente qeverisese, sepse ne cdo rrethane, qeverisje me rregulla, qofte edhe te keqija, jane kerkesa te administrimit. Askush nuk mund ta mendoje, madje as ata qe ishin pjese e asaj qeverie, se ishte zgjidhja me e mire qeverisja e vendit nen pushtim, me pushtuesit.

Ajo ishte zgjidhje rrethanash momenti historik. Sigurisht se ne kontekstin e rrezikut fashist per boten, qeverisja bashkpunuese ishte zgjidhje e gabuar, e keqe, por e pamundur per te patur nje qeverisje tjeter, qe shqiptaret te kishin ndikim, sado te vogel ne qeverisjen e tyre, edhe nen pushtim. Dihet se Figura te larta te kombit, me heshtje e kane pranuar qeverisjen nen pushtim, ne mungese te ndonje alternative tjeter. Por kjo nuk do te thote se ata ishin antikombetar (Fishta antikombetar!!!!). Asnje nga ata qe moren pjese ne ate qeverisje nuk dorzuan nga pushteti i shqiptarve, sepse nuk kishin pushtet shqiptaret. Gjendja ishte kaotike. Zogu ishte larguar nga vendi si te gjithe mbreterit e tjere ne vendet me mbreteri pas pushtimit fashist. Ky fakt, asnjerin prej pjesmarresve, e ne radhe te pare Kapidanin e Mirdites Mark Gjon Gjonmarkaj, nuk i benin me pak atdhetar se komunistet e lidhur si femija me prinderit me jugosllavet dhe ruset. A nuk do ishim para nje tradhetie (me logjiken e komunisteve per naciopnalistet) sikur te kishim nje qeveri qe mbeshtetej nga ruset dhje serbet?

Qeverite, apo autonomite qeverisese per kombin shqiptar deri ne 1912-en (edhe me pas), te gjitha ishin krijuar ne bashkpunim me pushtuesin. Fakti historik i Mirdites dhe vetqeverisjes se saj, pas rezistences me arme, se u desh mirkuptimi i pushtuesit turk per te gezuar nje autonomi, eshte domethenes ne rrethanat e kohes. Por asnjerin prej Parise se vendit, nuk mund ti quajme bashkpunetor te pushtuesit. Bib Dod Pashen e Preng Bib Doden me i quajt tradhetar se bene marrveshje me turqit!!!??? Pranimi i realitetit nuk eshte pranim pushtimi. Cilin akt moren gjermanet kunder interesave te Kombit Shqiptar gjate pushtimit dhe qe mund te akuzohen bashkpunetoret per tradheti kombetare? Mos me thoni aktin e pushtimit. Pushtimin nuk kishte fuqi ne bote ta ndalte, aq me pak shqiptaret dhe per kete nuk mund te akuzojme askend per tradheti, as nacionalistet as komunistet.

Shqiperia ka qene nje rrugekalimi per gjermanet dhe asgje me teper. Ne, te pushtuar kemi qene pothuajse gjithmone. Maksimumi i asaj qe kemi arritur eshte mbrojtja e interesave kombetare ne cdo menyre ne rrethanat qe na jane krijuar, me pushtues e pa pushtues. Por, nese gjykojme me gjakftohtesi e me vertetesi, te pa indoktrinuar, historia ka treguar se interesat kombetare i kemi shitur e shkelur me shume kur kemi patur nje qeveri te tonen se sa qeveri me austriake, italiane e gjermane. Nese gjykohen ngjarjet ne kohen kur kane ndodhur, duhet te pranojme se ndjeshmeria e shqiptarve (nenkupto frika e mosbesimi), i nacionalisteve ma se pari, kunder serbeve e ruseve (nenkupto kunder komunizmit serbo-rus) ka qene shume me e madhe se sa per italianet e gjermanet, e sidomos per gjermanet, te cilet duke qene njohes te persosur te historise, mentalitetit e ndjenjave shqiptare, diten te luajne me keto ndjenja nacionale, duke premtuar dhe duke e bere realitet bashkimin e perkohshem te trojeve shqiptare, per here te pare ne historine e kombit shqiptar.

Ne kete kontekst, nacionalistet shqiptare qe pranuan te merrnin pjese ne qeverine bashkpunuese, kurrsesi nuk mund te etiketohen si tradhetar te kombit. Qendrimet e gabuara ne nje moment te historise, te diktuara fort nga rrethanat konkrete nuk mundet kurrsesi te etiketohen si tradheti apo antikombetarizem. Megjithate, pjesa me e madhe e nacionalisteve bene te gjitha perpjekjet per te bashkuar popullin ne lufte kunder fashizmit qe ne vitin 1942. Harrojne keta trushplaret (tashme eshte e provuar se komunizmi te vetmin produkt ka trushpelarjen) se nacionalistet shqiptar bene dy here marrveshje me komunistet ne Peze e ne Mukje per lufte frontale kunder fashizmit, por tradhetaret e vertete te kombit, i prishen keto marrveshje vetem se i kishin bere pa lejen e TUTORIT (jugosllaveve). Fakt i provuar plotesisht, Tradhetaret nuk mund te akuzojne kend per tradhetar, ata vetem mund te shpikin te tille. Asnje mirditas nuk ka qene me atdhetar se Mark Gjomarkaj. Fakt eshte se e gjithe Mirdita ka patur respekt te veqante per Markun e Gjonit si prijesin e saj. E kunderta do ishte idiotesi dhe klasifikim komunist prej komunisteve te pandreqshem. Sigurisht dhe padyshim se figurat nacionaliste ashtu e kane vleresuar situaten e pushtimit, edhe pse gabim per kohen dhe momentin boteror, madje edhe te rrezikshem. Kjo nuk ka asnje dyshim.

Por, historia na tregon se asnje lufte ne historine e shqiptarve nuk eshte zhvilluar pa patur ne krye te saj nje Kapidan, Bajraktar a Shtepi te Pare, ne Veri e ne Jug. Nuk filloi e mbaroi historia e kombit shqiptar ne rreth 2 vjet lufte nacional clirimtare kunder fashizmit. Pjesmarrja e popullit shqiptar ne luften kunder fashizmit nis me rezistencen e nacionalisteve e jo te komunisteve, por mosshkrehja e pushkeve ne mbrojtje te atdheut nga komunistet me 7 Prill te 1939-es nuk i ben ata tradhetar. Forcimi i ndikimit komunist ne popull ndodhi ne kushte tmerrsisht te renda ekonomike e sociale te popullsise, dhe me perpjekjet e vazhdueshme te serbo-rusve me qellim per te patur ne krye te vendit, pas mbarimit te luftes, nje qeveri bashkpunetore te tyre, siq edhe rezultoi plotesisht. Por kjo ndodhi edhe per faj te nacionalisteve te cilet nenvlersuan levizjen sllavo-komuniste ne fillimet e saj. Nacionalistet shqiptar i kane me shume borgj vendit se nenvlersuan instalimin e komunizmit qe ne fillesen e tij, se sa sjelljet ndaj pushtuesit, qe nuk kishin asnje fuqi te ndikonin ne zbrapsjen e tyre. Fatkeqesia e kombit shqiptar, pas 1944-es nuk i erdhi, as nuk mund ti vinte, nga bashkpunimi i disa nacionalisteve me gjermanet ne rrethanat e krijuara, por nga ardhja ne pushtet e qeverise komunisto-serbo-ruse, e cila shkaterroi mendjen e ketij kombi duke vrare e burgosur inteligjencen dhe demtoi historine e qendreses dhe kultures kombetare duke shkaterruar kishat me te vjetra te ketyre trojeve si dhe duke vrare e zhdukur klerin ne pergjithesi. Eshte e tepert te sjellish fakte te gjames qe i ka bere komunizmi (e vazhdon ti beje edhe sot e kesaj dite) kombit shqiptar.

Por, pas vitit 1945, ne zbatim te platformes jugosllave te perqarjes se kombit shqiptar, komunistet shqiptar ne vend qe te zbatonin normat demokratike te marrjes se pushtetit, shpallen luften civile, roberuan nje komb te tere, e nuk la fis shqiptar pa prekur heret a vone, e ne menyre periodike, hengri edhe veten, derisa Cofi(ne paste cof) ne vitet 90-te, ashtu i helmuar prej ushqimit me jete shqiptaresh. Gushti eshte muaj i luftes se tmerrshme civile e cila, me shume se askund u zhvillua ne Mirdite. Vrasja e te parit te komunisteve te Mirdites Bardhok Biba nga kjo lufte civile, u be shkak (ne fakt sebep) qe shkaktoi terrorin dhe tragjedine me te madhe qe ka perfshire Mirditen ne historine e saj. Bardhok Biba per Mirditen nuk ishte vetem komunist. PER KOMUNIST ASNJE MIRDITAS NUK E NDJEKTE MBRAPA. Kete te vertete e ka ditur dhe e din cdo mirditas.

Por ishte nje bir fisi Gjonmarkajsh me ndikim te larte ne Mirdite, edhe njeri i mire, qe fatkeqsisht kishte kaluar ne anen e komunisteve. U varen e u pushkatuan, u varrosen per se gjalli pjestare te familjeve ma ne ze te Mirdites, vazhdoi masakra pa pushim per 45 vjet me radhe duke demtuar jo vetem historine e Mirdites por edhe strukturen mentale te kombit, prej nga rrjedhin edhe mendime, edhe sot e kesaj dite, me tradhetar dhe clirimtar, kur nuk ka qene asnjera as tjetra. Per hire te se vertetes, ne Shqiperi nga viti 1939 deri ne 1944 nuk ka patur as tradhetar e as clirimtar. Ka patur vetem pushtues fashist e komunist e manipulim te faktorit shqiptar (te nacionalisteve e komunisteve). Kurse pas vitit 1944 ne Shqiperi ka patur pushtet kriminal e popull te vrare, burgosur, internuar, varferuar, te uritur e me tru te shplare. Ka patur xhelate e viktima… Nga viti 1939 e deri ne vitin 1991 kombi shqipar perjetoj e vuajti nga dy pushtime: 1-nga pushtimi fashist (prej te cilit nuk shpetuam nga shqiptaret) e qe zgjati 5 vjet; 2- nga pushtimi komunist (qe na cliruan shqiptaret dhe te huajt) e qe zgjati 45 vjet. Demi eshte lehtesisht i llogaritshem…Klasifikimet e shqiptarve ne tradhetar e clirimtar, eshte klasifikim komunistesh qe kjo shoqeri ja ka treguar vendin ne 1990-en me Levizjen e Dhjetorit.

Nuk ka askush te drejte te nxis ngatrrime ne mes shqiptaresh me armiq e histori te shkaktuara nga fashistet gjate luftes, e nga komunistet ne Shqiperi gjate luftes civile 1943-1953 apo me keq akoma me histori te sajuara heroizmi e tradhetie. Ne memorjen e Mirdites, kane mbetur thelle te ngulitur vrasja e Komunistit Gjonmarkajsh Bardhok Bib Gjomarkaj me 7 Gusht 1949 dhe masakra e Qaf-Valmeri, varja, pushkatimi e varrosja per se gjalli e 14 burrave nder me te miret e Mirdites. Te dyja ngjarjet lidhen ne mes njera-tjetres per faktin se jane pasoje e LUFTES CIVILE qe komunistet kishin futur vendin qe nga viti 1943, me porosi te armiqve tane historike jugosllavet. As vrasjen e Bardhok Bibes, as vrasjen e mirditasve nacionaliste per Bardhok Biben nuk e kane deshiruar mirditasit.

Ate e ka deshiruar armiku i Mirdites komunizmi sllavo-rus i Enver Hoxhes, i ndikuar nga urrejtja qe kane patur per Qendresen Historike te Mirdites ne shekuj. Mark Gjomarkajn e Bardhok Biben (Gjomarkaj) i dallojne vetem idealet e kunderta, asgje tjeter ne raport me interesat e atdheut. Asnje krahine tjeter sa Mirdites nuk ja ka pas friken Enver Hoxha. Mirdita ka patur gjithmone qendrestare, Prijesa e Heronj, nga Dyert e Para e ndjekesit e tyre. E vetmja menyre per ta shkaterruar ishte ta fuste ne lufte civile, ashtu siq beri ky xhelat. Cdo qendrim tjeter, mua me duket dhe me kthejne mbrapa, shume mbrapa ne kohe, kur beheshin format e edukimit komunist me qellim forcimin e luftes se klasave.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?