Aktualitet

Shënohen 10 vatra zjarri në Dibër, Mirditë dhe Voskopojë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në Voskopojë edhe sot vazhdojnë operacionet për fikjen plotësisht të vatrave të zjarrit. Në fshatin Surrel, Tiranë ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha, por edhe shuar nga një helikopter.

Vazhdon zjarri pranë pyllit me pisha në fshatin Orosh, bashkia Mirditë, ndërsa është riaktivizuar vatra e zjarrit në fshatin Gurë- Lurë, të bashkisë Dibër, operacioni është në vazhdim.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 85 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 125 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, mbi 75 punonjës të Pyjores e të bashkive, mbi 110 qytetarë vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania