Nga Alfons Zeneli/ Gegofobia dhe Tropojanizimi i krimit
Edhe sikur grabitesit e turisteve austriake te kishin qene vertet nga Tropoja , sigurisht qe nuk do kish asnje te keqe dhe asnje cudi sepse hajdute e grabites ka ne cdo vend, krahine, qytet e fshat. Megjithate per hir te se vertetes duhet thene se nuk ka asnje vend ne planet ku miqte te trajtohen si ne Malsine e Gjakoves. Aktet e mikipritjes atje jane aq te thjeshta, te natyrshme dhe irracionale sa shkojne deri ne kufijte e mistikes. Raste e shembuj mund te gjesh e deshmosh edhe sot e kesaj dite me mijera, cka do te thote se mikpritja atje nuk eshte thjesht nje vlere muzeale. Gjithsesi, grabitesit e para pak diteve qe sulmuan turistet austriake, nuk ishin tropojane. Po pse u “ngaterruan” reporteret? I lejohet nje reporteri kinez mbase te mos njohe ndonje zone te humbur ne kufi me Tibetin, por jo nje shqiptari te ngaterroje Puken me Tropojen.
Historia e tropojanizimit te krimit nuk eshte e tashme. Ajo ka origjinen e saj jo rastesore. Vatrat e percmimit dhe urrejtjes krahinore zene fill qe ne lindjen e PKSH ne inkubatorin indeologjik sllav. Kjo urrejtje dhe kjo gegofobi vazhdoi duke u forcuar dhe sofistikuar gjate viteve te para te clirimit, vazhdoi gjate gjithe periudhes se diktatures komuniste e vazhdon ne forma te ndryshme deri sot. Per pinjojt e zones se pare operative (ne kuptimin politik te fjales), ka qene e padurueshme qe te pranohej si autoritet madhor politik “maloku”, “ceceni”, “ai qe s`di te flase shqip”.., pra Sali Berisha. Te metat apo gabimet e tij gjate qeverisjes dhe drejtimit te shtetit , i jane atribuar origjines nga Tropoja dmth nga Veriu. Jo nga padija jane permendur si shtrate gabueshmerie “bajraktarizmi” apo Kanuni.
Nuk dua te zgjatem ne detaje dhe histori sepse do te hynim ne nje diskutim te gjate. Por dua te kujtoj nje periudhe tipike ku sulmet u perqendruan ne menyre pervrse nga manjake mediatike kunder Tropjes dhe Veriut ne pergjithesi, vitin `97-2000. Ne nje gazete, kam lexuar edhe lajm te tille : ” Arrestohet nje grup grabitesish. Filan Fisteku (emer mbiemer), Y.Z (emer mbiemer), B.G (emer mbiemer) dhe dy tropojane”. Ose botohej denoncimi i nje gruaje te cilen e kishin e grabitur: Ajo thoshte per gazeten : “..ishin me maska. Nga e folura m`u duk se ishin tropojane”. Per te mos permendur revanshin prej shejtani te Frrok Cupit kur shprehte i alarmuar shqetesimin se disa familje malsoresh te vendosura ne zonat e Bregut, mund te rrezikonin te folmen e minoritareve.
Nuk di nese ka lidhje apo jo, por me duhet te shtoj se Frroku nderkohe ka qene shqiptari me numurin me te madh te vizitave ne ambasaden Jugosllave dhe greke…dhe se ushtaret e UCK i cilesonte si xhihadiste nga Jemeni. Midis qindra rasteve te tille te manipulimit te se vertetes, me kujtohet dhe nje liber ku pershkruheshin 11 rastet e perdhunimeve ekstreme ne shqiperi botuar shume vite me pare me autor Zamir Dule, ish gaztar i Koha Jone. Libri titullohej “Perbindeshi i Tropojes”. Meqe ne kete liber jane publikuar rastet ekstreme te perdhunimit, logjikisht i bie qe rasti i Tropojes te jete me monstruozi perderisa dhe eshte perzgjedhur si rast perfaqsues.
Mirepo po te lexosh librin, nuk na rezulton keshtu. Aty, me sa me kujtohet, eshte pershkruar dhe nje rast ne Korce, ku babai pasi perdhunon vajzen e vet 18 vjecare, e grin me thike dhe e flak. Atehere, lind pyetja se perse autori zgjodhi si titull perfaqsues pikerisht perbindshmerine e Tropojes e cila nuk ishte aspak me e perbindshmja? Perse nuk e titulloi librin “Oerbindeshi i Korces” meqe perbindshmeria e ketij rasti ua kalonte te gjithe perbinshave te tjere??? Vetem nje medioker i lig do te thoshte se kjo erdhi pasi qe autori eshte nga Devolli. Pra tropojanizimi i krimit nuk ka qene kurre si rezultat i mangesive ne njohurite gjeografike dhe as meskinitet apo ligesi e vogel rurale.
Ajo ka qene pasoje e nje politike virusale te instaluar qemoti nga Miladini, Dushani, Zvetozari dhe Velimir Stojnici dhe e kultivuar prej pasardhesve te tyre te cilet nuk e braktisen kurre sjelljen qe u diktoi krijuesi.
Ndaj i siguroj njerezit se nese duan te mrekullohen nga madheshtia e shpirtit te nje njeriu, le te shkojne e te bujne ne nje shtepi te thjeshte malsoresh kudo ne Malsine e Gjakoves. Le te shkojne papritur, pa paraljmerim dhe te shohin se si shkelqen fisnikeria. Nuk ka fytyre me gezuar ne bote se sa ajo e nje malsori tropojan kur sheh ne deren e shtepise se tij qofte mikun, qofte dhe te panjohurin. Dhe keto nuk jane vargje legjendash apo eposi. Jane sinteze e perditshmerise qe ngjan ne ate toke te bekuar me njerez te bekuar.