Aktualitet

Meta për Bajram Rexhepin: Luftëtar i paepur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Meta i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të dashurve e miqve të ish-kryeministrit kosovar, për këtë humbje të madhe.

“Kreu i Shtetit thekson veçanërisht kontributin i tij si Kryeministër i parë i Kosovës, si politikan i spikatur në vitet e para të Kosovës së çliruar, si luftëtar i paepur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjet i tij për ndërtimin e institucioneve të saj, do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të presidentit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?