Berisha: Të korruptuar të të gjithë botës bashkohuni!

Aktualitet Te tjera

Les corrompus te tous Le Monde unissez vous!

Te korruptuar te te gjithe botes bashkohuni!

Te dashur miq, keto dite, nje ish gazetar, minister laburist i Tony Blair, Denis Mc Shaine, i denuar dhe burgosur per korrupsion, botoi nje artikull ne gazeten franceze “Le Monde”, ne faqen qe kjo gazete boton artikujt kundrejt pageses se kujtdo.

Ne keta artikuj te paguar, autori mund te shkruaj, te mashtroje çfare te doje, kundrejt pageses per çdo rrjesht qe shkruan, ne rastin konkret mbrojtje dhe lavderime te Edi Rames. Ky i fundit, artikullin e botuar per lavdine e tij personale kundrejt pageses me parate e takspaguesve shqiptar, degjuesve te detyruar te mexhliseve, e postoi ne FB si “miremengjes” te madh e te perzemert per qytetaret shqiptare nga ministri anglez, gazeta e Frances dhe ai vet!

Me fjale te tjera ai i tha popullit te mexhlisit “shikoni se kush jam une, ja çfare shkruan anglezi ne gazeten e Frances per mua”!

Por, natyrisht, Rama e beri kete duke mos ju treguar se ky anglezi kur ka qene minister ka bere burg per vjedhje te taksave te qytetareve te tij dhe se shkrimi eshte shkruar me parate e qytetareve qe ka vjedhur per te paguar per penen e ministrit anglez.
Por ju mos kujtoni se ai ka bere burg dhe mos kujtoni se ju kam vjedhur per te paguar anglizen per shkrimin e tij dhe gazeten e Frances per çdo rrjesht te botuar ne faqen e saj me parate tuaja o shqiptare.

Si perfundim, sot kuqalashet, parullen e famshme te manifestit komunist “proletare te te gjitha vendeve bashkohuni”, ne mungese te proletareve e kane zevendesuar me parullen “te korruptuar te te gjithe botes bashkohuni, te vjedhim sa me shume se bashku per nje bote te re! Lavdi vjedhjes, lavdi!!” sb

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments