Nga Armand Maho/ Kulakët modernë të Ramës!
Pasi i pasuroi, grupet kriminale, mbushi vendin me hashash droge krim dhe korrupsion tashme po premton te vere shtet. Medemek do vere lara ligjit ata persona qe jane si te forte me qellim qe te tregojne si e kane vene pasurine. Asgje ska per te ndodhur! Ata qe e kane vene pasurine me trafiqe dhe pune te tjera skane mbetur qe tjua kape ky njeriu i gjate me facebook.
Kam pershtypjen se po ndodh dicka tjeter! Drejtoria e pastrimit te parave, po shkermoq kryesisht ata qe e kane vene pasurine ne kohe. Ne nje vend ku ka lulezuar informaliteti per kaq vjet, ata po kerkojne fatura justifikuese dhe per vitet 1990 me qindra ish emigrante verdallisen zyrave per fajin e vetem se atje ku ka qene, ne greqi Itali apo gjetke, kane punuar ne te zeze! U ka rene bretku ne ndertim e pune te tjera te rendomta dhe kane mundur te halin nje biznes. Natyrisht disave u ka ecur. Por pikerisht ketu qendron klecka. Ata duan te dine si u ble ky biznes fjala vjen ne vitin 2002, qe eshte dhe themei i venier se pasurise se mepasme. Ne pamundesi per ta justifikuar duhet ta paguash nen dore deri ne 40 % te asaj cfare ke vene.
Nderkohe trafikantet duket se nuk vuajne nga ky kompleks. Parate e tyre jane pastruar ne kohe ne bankat e dyshimta me qender ne ishujt e parajsave fiskale. Ne forme trashegimie, aksioneresh kompanie jashte apo brenda vendit, me ndihmen e lali Erit, duke krijuar dhe “kooperative investimesh” ne fushen e ndertimit, tashme ata skane lene asnje gjurme per ti sekuestruar pasurite. I kane me deklarata vule e firma, te justifikuara ne noteri dhe pasuri te patundshme. Pjesa tjeter qe qendron jashte bankave jepet ne forme kredie dhe perqindja qe paguhet eshte thjeshte pastrimi i pjeses tjeter.
Skema eshte e menduar mire! Rama ne kete forme duket se po i hap lufte ” kulakeve dhe borgjezeve” te vitit 1945! Atehere ata i ” pinin gjakun popullit” sot duhet te justifikojne medemek pasurite qe jane vene ne emer te popullit. Por cilit popull! Atij qe Rama e vrau per dritat, atij qe i rriti ujin, apo tij qe po ja vene perdite shkelmin atje ku nuk mban me. Atij qe zyrtaret e vendosur prej njeriut qe kerkoi tepsine, po merr serish rruget e azilit. Zgjidhja nuk fillohet tek qytetari i thjeshte qe mbijeton, por tek luksi i pajustifikuar i njerzve te Rames. Tek luksi Beqes, Cantat e Elises, dhe tek trafikantet me suport politik. Ne rast se Rama kerkon ti gjeje e ka fare kollaj. I ka ose ne listat e deputeteve, ose tek investimet e blerjes se votave. Te tjerat jane brockulla, te ngjashme me ato qe thote sa here hap gojen.