Beniamin Bakalli, vizitë dhe takim në Uashington DC për të përkujtuar viktimat e komunizmit

Aktualitet

Me ftese te fondacionit perkujtimor per Viktimat e Komunizmit me qender ne Ushington DC. SHBA dhe shoqeruar nga shqiptaro-amerikani I mirenjohur në komunitet, Z.Cezar Ndreu, Z. Beniamin Bakalli , kryetar i deges se Partise Levizja e Legalitetit per degen e Tiranes u takua me Z. Marion Smith , drejtori egzekutiv I Fondacionit dhe me Dr. Murray Besset nga departamenti i edukimit te fondacionit. Ne takim, I cili zgjati per me shume se nentedhjete minuta, Z. Smith shprehu simpatine e tij per Shqiperine, per vuajtjet e kombit nga komunizmi, tregoi per punen qe bejne si fondacion dhe ftoi miqte te ndanin eksperiencat dhe njohurite e tyre nga jeta nen komunizem ne Shqiperi. Z.Bakalli pasi falenderoi zoterinjte mikprites per takimin dhe per punen e tyre shume domethenese , foli ne vecanti per historine e familjes se tij gjate periudhes se komunizmit, tregoi se familjaret dhe të afërmit e tij mbajne mbi supe 120 vite burgim ne burgjet famekeqe te Spacit, Burrelit e Spacit per aktivitetin dhe perpjekjet e tij per zbardhjen e se vertetes kombetare shqiptare dhe ndau me zoterinjte amerikane disa nga punet e tij permes faqeve te tij informuese Gjenocidi Shqiptar dhe Krimet e Komunizmit si dhe epr leksionet qe ai ben ne institucionet edukuese ne Shqiperi ne menyre qe brezi i ri te mesoje te verteten. Z. Ndreu gjithashtu perzemersisht falenderoi mikpritesit dhe i pergezoi ata per punen e madhe edukative dhe fruthdhenese lidhur me te vertetat e komunizmit dhe frutet famekeqe te kesaj ideologjie dhe pastaj ndau disa episode nga historia e familjes se tij por edhe beri nje pasqyre te pergjithshme te historise se kombit shqiptar gjate periudhes se eger te komunizmit. Z. Smith , tregoi interest e vecante per rrefimet ngjethese qe u paraqiten dhe ftoi gjithe ata persona, permes ketyrve vizitoreve, qe kane deshmi personale ti ndajne me kete organizate. Z. Smith theksoi se punet e fondacionit jane te fokusuara ne edukimin e brezit te ri, tregimin e se vertetes lidhur me ideologjine skllaveruese e shkaterruese sic eshte komunizmi qe ehste perjetuar ne vendet e lindjes dhe sidomos ne Shqiperi dhe premtoi se do vazhdoje komunikimin me shqiptaret dhe shprehu mirenjohje e falenderime per viziten. Ne takim merrte pjese edhe Merita B. McCormack , autore dhe aktiviste shqiptaro –amerikane ne zonen e Uashingtonit si dhe Mariza Smajlaj asistante egzekutive e Fondacionit.