Zbardhen emrat që votuan kundër Bashës dhe ata që u tërhoqën
Debatet kanë shoqëruar mbrëmjen e së hënës mbledhjen e kryesisë së PD-së që në fund të saj miratoi dy kandidatura për garën e kreut të Partisë Demokratike.
Që në fillim të saj, grupi kundër Lulzim Bashës në PD, lexoi disa kërkesa që kërkonin ndryshimin e rendit të ditës. Por pas këtyre kërkesave ka pasur debate të ashpra mes anëtarëve të kryesisë së PD-së, ata që mbështesin Bashën dhe ata që ishin kundër.
Në fund kërkesat e opozitës janë hedhur në votim të hapur, duke u rrëzuar poshtë.
Në këtë votim u bënë publikë edhe anëtarët e kryesisë së PD-së që janë kundër Bashës dhe të atyre që ishin kundër, por duket se tani janë tërhequr nga pozicionet e para.
Votuan kundër Bashës:
Zana Guxholli
Majlinda Bregu
Valbona Mezini
Arben Imami
Tomorr Alizoti
Arben Skënderi
Endira Bushati
Belind Këlliçi
Gent Malko
Sherefedin Shehu
Jamarbër Malltezi
Abstenuan
Arben Ristani
Fatbardh Kadilli
Enno Bozdo