Ja si u blenë votat. BSH: U tërhoqën 100 mln euro nga bankat

Aktualitet Te tjera

Muajt e fundit depozitat në sistemin bankar kanë shënuar një sjellje të pazakontë. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për periudhën dhjetor 2016-maj 2017, u tërhoqën plot 20 miliardë lekë ose 150 milionë euro nga bankat.

Sipas të dhënave, vetëm në muajin maj dolën plot 5 miliardë lekë nga bankat, para të cilat duket se janë injektuar në ekonomi. Por treguesi më domethenës është se thuajse të gjitha paratë e tërhequra kanë qenë nga depozitat në valutë, kryesisht në euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave në valutë ra nga 522.6 miliardë lekë që ishte në prill, në 518.7 miliardë lekë në fund të majit. Ndërsa krahasuar me muajin janar depozitat në monedhën europiane janë ulur me mbi 100 milionë euro.

ImageKëto para duket se kanë përfunduar të gjitha në treg, duke rritur ofertën në valutë. Kjo konfirmohet nga zhvlerësimi dramatik i euros ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë, në vetëm tre muaj euro është zhvlerësuar me gati 6 pikë ndaj lekut nga 137 lekë që këmbehej në shkurt, në rreth 132 lekë aktualisht.

U blenë votat 

Sjellja e çuditshme e depozitave në sistemin bankar përkon me fushatën elektorale.  Opozita ka akuzuar qeverinë se ka blerë masivisht votat e elektoratit. Tashmë këto akuza përforcohen edhe nga ecuria e treguesve të sistemit bankar.

Shqipëria ishte përballur vetëm një herë më tërheqje të depozitave, në shtator të vitit 2009. Por në atë kohë arsyeja ishte paniku i përhapur nga kriza globale, e cila i nxiti qytetarët që të tërhiqnin paratë për siguri.

Këtë herë nuk ka asnjë arsye për uljen e papritur të depozitave, përveç dyshimit se paratë janë përdorur për të financuar blerjen e zgjedhjeve.

SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?