Berisha: Ja pse nuk e uroj Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar pse nuk  ka uruar ende Edi Ramën pas fitores së zgjedhjeve të qershorit. Berisha rendit vetëm disa prej arsyeve kryesore, që sipas tij, nuk e klasifikojnë këtë rezultat si fitore të pastër elektorale. Ai thotë se Edi Ramën e kanë votuar vetëm 1/5 e Shqiptarëve. Ndërsa shton se vendi do të drejtohet për herë të parë nga pakica e qytetarëve.

“Unë nuk e kam uruar Ramën sepse nuk mund ta uroj dot për arsyet që vijonë. Së pari, sepse fitoren e tij e ndëshkuan me votë ose me bojkot 78% e shqiptarëve. Kjo nuk është fitore e bekuar, por është e përçmuar nga 54% e shqiptarëve, që zgjodhën bojkotin për të shprehur zemërimin dhe për të votuar kundër tij. Po t’u shtosh këtyre edhe 48% të atyre që shkuan tek kutitë e votimit dhe votuan kundër tij, del se kjo është fitorja më e gjymtuar që kur është votuar për herë të parë në zgjedhje pluraliste në Shqipëri”,- shkruan Berisha në Facebook.

Ish-kryeministri shton se veç këtyre shkaqeve ka edhe një sërë arsyesh të tjera të njohura publikisht, për të cilat nuk mund të uroj Kryeministrin Edi Rama për fitoren.

“Pra, a mund të uroj unë qeverisjen e 4/5 të shqiptarëve nga 1/5 e tyre?! Kurrë jo. Natyrisht ka dhe një seri shkaqesh të tjera të njohura botërisht”,- shkruan Berisha

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?