Nga Fatmir Ali Guda/ Pse ishët e PD nuk kanë më syfet të bëjnë sikur iu dhëmb partia!?

Aktualitet Te tjera

Doemos që zanafilla e gjithë ciklonit anti-Basha, nuk duket të jenë as parimet as meraku i disave mbi fatin e PD, por rasti më i mirë për të nxjerrë dufin dhe larë hesapet ndaj lidershipit që guxoi të bënte një përmbysje të shumëpritur të kastës së vjetër në ekipin parlamentar. Rezultati aspak pozitiv i zgjedhjeve parlamentare 2017, natyrisht që duhet të përbënte një moment kritik prej demokratëve, për tu ndalur në një analizë të thelluar mbi shkaqet e këtij rezultati. Mbase edhe shërthimet spontane mëse normale për largimin e z.Basha kanë natyrshmërinë e tyre në këtë valë zëmërate dhe mërzitie që ka kapluar kampin e djathtë pas humbjes së zgjedhjeve.

Por më të paragjykuarit në këtë realitet post-zgjedhor janë ish-ofiqarët që kanë dominuar PD në poste partiake e shtetërore në të 27 vitet e ekzistencës së saj. Për të gjithë ata që mendojnë se do bëhet nami, parashikimet nuk lënë të mendosh se gjithshka do e kapërcejë furtunën në gotë. Të ashtuquajturit senatorë të PD, përveçse ndër vitet e qeverisjes së demokratëve dashur pa dashur jo pak herë me arrogancën që të fal pushteti kanë depozituar një pakënaqësi dhe antipati tek antarësia e PD e më gjerë, padyshim që u kompromentuan rëndë me reagimet e tyre aspak normale menjëherë pas hartimit të listave të kandidatëve për deputet fundmajin 2017, ku mos prezenca në to u konsiderua për ta, si fundi i botës.

Marrosja e tyre u erri gjykimin deri në masën e kapërcimit të rregullave demokratike ku kandidatit për kryeministër i kërkuan dorëheqje në vigjilje të fushatës. E pa parë dhe e pa dëgjuar kjo me ndonjë rast të ngjashëm. Reaksioni prej kandidaturave natyrisht ish më i madh se ç’pritej. Rrjetet sociale gumëzhinin nga të pakënaqurit që gjithsesi nuk duhen paragjykuar në shqetësimin e tyre për prezencën e ndonjë emri provokues për kandidat. Sigurisht që më së shumti lish-ët nuk mund ta gëlltisnin aq lehtë, ndërsa ishin dhe të shumtë mes tyre. Rrallë kush ndër ta e kuptoi përgjegjshmërinë për të qënë ndër demokratë si ushtarë të thjeshtë nëpër zonat e tyre të influencës. Ata më nursëzët zunë frëngji dhe faltore shenjtsh ku sulmonin e mallkonin kandidatin demokrat për kryeministër. Sigurisht që rezultatin zhgënjyes të parlamentareve 2017, nuk e solli thjesht klima e përçarrjes që mbolli ish-elita e PD, më shumë sesa korrupsioni elektoral i blerjes së votës nga paraja e drogës që mbolli prej 4 vitesh qeveria e “rilindjes” apo presioni ndaj administratës, përfshi edhe atë lokale, e cila pas votimeve të 2015 rezulton pro PS, si pasojë e deformimit të qëllimtë elektoral prej ndarrjes territoriale.

Por ama gërr-mërret e tyre nuk pushuan deri mbrëmjen e 25 Qërshorit, ku inshalla-ja për një humbje siç ndodhi nuk kish sesi të mos ua gjente midenë për sulm kundër njeriut, që u prishi rrehatinë partiake, kundër kryetarit demokrat, i cili padyshim ka përgjegjësinë e njohur mbi vehte ndaj rezultatit humbës. Çdo kush anëtar me teser i PD apo dhe qytetar shqiptar që i dha apo nuk i dha votën programit të zotit Basha ka legjitimitetin të përfshihet në debatin mbi situatën pas zgjedhore, por fatin mbi lidershipin e vendosin demokratët me votën e tyre aq më pak ish-ët, që përveçse janë të destinuar të bashkpunojnë për ringritjen e PD, në çdo rrethanë tjetër do paragjykoheshin dhe braktiseshin politikisht edhe prej rrethit më të afërt miqësor.
Një rrugë do kishin ish-at vanitozë të PD, me qëllim që sot kartën morale të dorëheqjes së kryetarit ta vringëllinin si verdikt sipër qafës së tij:
– Pas daljes së listave ta gëlltisnin mllefin personal; të mos e konsideronin si qametin e madh lënien jashtë liste; t’u bënin thirrje mbështetesve të tyre për tu mobilizuar për fitoren e PD; të viheshin në dispozicion të shtabeve elektorale nëpër zonat ku ata kishin influencën dhe në fund të gjithë do i shihnim ata me adhurim për ç’bënë por s’mundën, ndërsa mbi liderin do binte përçmimi i një dështaku të nxituar fort me largimin e “senatorëve”.
Madje edhe unë mund të isha me ta, i turfulluar si ata. Megjithqë kjo situatë nuk më bën të jem as me kryetarin, por me më të domosdoshmen, kryerjen e një gare ku padyshim edhe kryetari ka legjitimitetin e garimit ku së bashku me përgjegjësitë e njohura si çdo konkurrent duhet të prezantojë platformën e vet opozit-bërëse drejt qeverisjes së nesërme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?