Blushi/ Të krijojmë FRONTIN E MADH kundër së keqes

Aktualitet

Ben Blushi, një nga kritikët me të mëdhenjë të Edi Ramës, shprehet se zgjedhjet u blenë nga droga dhe mafia e Rilindjes nën hundën e bllokuar dhe të mikluar të Lulzim Bashës. Gjithçka u krye në përfeksion mafioz nga bandat e Rilindjes, thekson Blushi për “Albanianews1.al.

Nëse Lulzim Basha mbetet një naiv i lindur apo naiv i aromizuar nga era e kanabisit zgjedhor, kryeministri Rama do jetë një e keqe e madhe e vendit, thotë lideri i LIBRA. Ai ka kapur gjithë pushtetet, po kërkon edhe pushetin presidencial me disa makinacione të pista, drejtësinë po e rrëmben nën emrin e reformës në drejtësi, shkurt thotë Blushi ai do jetë një tip diktatori putinian ose më e pakta Erdogan.

Ndaj nuk ka zgjidhje tjetër, sqaron Blushi, përveçse krijimi i një FRONTI të madh kundër Edi Ramës. LSI, PD, LIBRA, PR, PAA, PDK, LZHK, PBDNJ, PDS,  Shoqeri civile, media (aqsa ka mbetur e pa kapur); kushdo synon një Shqipëri të pakapur nga krimi e droga.

Duhet FRONTI I MADH KUNDER SE KEQES!