Nga Besnik J Aliaj/ Ende shpresoj tek arsyeja

Aktualitet Te tjera

Une ende shpresoj tek arsyeja se neser gjerat mund te jene me mire! Logjika “humbesit te ikin” qartesisht nuk funksionoi per PD! Leksioni i madh eshte bashkepunimi!
Ne keto rrethana teper specifike une ende besoj tek nje UDHEHEQJE KOLEGJALE e PD-se per 6 muaj, me 5 figura te besueshme dhe gjitheperfshirese te te gjithe grupimeve e fraksioneve ne PD, te cilet nuk do te kandidojne vete per asnje post ne PD! Kjo do te ndihmonte restaurimin e besimit mes vetes per te cilin kemi aq shume nevoje sot!
Objektivi: organizimi i nje fushate sa me transparente, unifikuese, pa mllefe dhe model demokracie te brendshme ne parti nga poshte lart!
Gare e ndershme, kohe dhe mundesi e mjaftueshme per te shpalosur e debatuar programin, idete dhe veten per secilin kandidat! Asnje preference asnje paragjykim! Mendje e hapur! Zgjedhje me parimin nje antar nje vote. Referim strikt statutit ne fuqi!
Kjo eshte e vetmja rruge te tejkalojme carjet e te rifitojme besimin tek njeri tjetri dhe publiku. Kjo eshte e vetmja dhe e fundit rruge per PD! Penicilinat nuk i bejne askujt me derman! Ulurimat vec prishin pune! Eshte koha e triumfit te te vertetave dhe arsyes! E verteta dyhet perballur nga te gjithe! Jo me qerim hesapesh por me dinjitet, argument dhe etike! Qelbi duhet pastruar pa frike!
Ndryshe demi do te jete i parikuperushem, dhe e keqja do te triumfoje perfundimisht ne kete vend! PD ka tani pergjegjesi historike! Ajo ka vetem dy zgjedhje: ose te behet pjese e te keqes, ose duhet ta perballoje ate, por pa hile, e forte, e shendetshme dhe realisht demokratike, per te mos i dhene alibine finale triumfit te te keqes neser!
Koha eshte sot! Tani!

Fotografia e Besnik J. Aliaj
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?