Nga Edmond Arizaj/ Që PD të mos mbetet kujtim

Aktualitet

Humbja dhemb. Si kjo, turperuese, kur kundershtari fiton me tuta e atlete, me ene guzhine e pa premtime, dhemb akoma me shume. Por Partia Demokratike duhet te ndihet krenare. Pikerisht me elektoratin e saj. Pikerisht me ata qe abstenuan. U ndjene te tradhetuar, por nuk tradhetuan. U ndjene te shitur, por nuk u shiten. Thjesht, folen fort me heshtjen e tyre, me menjanimin, me bojkotin ne diten e zgjedhjeve. Dhe jo vetem PD. Shumekush duhet te ndihet krenar me ata mijera njerez, te panjohur, plot dinjitet qe nuk pranuan te trajtohen si lodra, nuk pranuan “te flijohen” per kurorat e dafinave qe i vene “mbreterit” ne koke, kur mbreterit nuk marrin as mundimin te shpjegohen. Ishte nje leksion i qarte, keta njerez, te pakten keta, nuk mund te trajtohen si pjese e tufes. Dhe PD duhet t’i evidentoje keta njerez. Ti motivoje. Ti promovoje. Sepse ata jane dinjitaret e ketij vendi. Jane fisniket. Jane ata qe mendojne. Jane ata qe nuk zgjedhin te shkojne me mullixhinjte per inat. Nuk zgjedhin te hane miellin e mullixhiut. Nuk zgjedhin ti marrin parate mullixhiut. Zgjedhin te ulerasin duke heshtur. Secili prej tyre, mund te jete nje drejtues, nje pjese e lidershipit te PD. Sepse PD nuk ka nevoje per dore te hekurt, por per mendje te hapur dhe dashuri. Qe PD te mos mbetet nje kujtim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?